Punëkërkues

PREZANTIMI I REZULTATEVE TË STUDIMIT GLOBAL DHE LOKAL TË TALENTEVE “Global Talent Survey”

Punëkërkues Punëdhënës Publikime dhe njoftime Evente

Pas përfundimit me sukses të pyetësorit për studimin më të madh Global të Talenteve, i organizuar nga partnerët ndërkombëtarë Boston Consulting Group – BCG (bcg.com) dhe The Network (the-network.com), ku duapune.com ishte bashkëpunëtor lokal për Shqipërinë dhe Kosovën, dëshërojmë t’ju njohim me disa nga rezultatet e arritura gjatë takimit online që do të organizohet via platformës Zoom, me dt 11 Mars 2021, diten e Enjte duke filluar prej orës 14.00.

Ju rikujtojmë se synimi i këtij studimi është dokumentimi i evolucionit të vazhdueshëm të punës dhe evidentimi i tendencave e punësimit në mbarë botën. Ky studim përcakton cilat janë vendet apo destinacionet më të preferuara ose jo, për punësim dhe cilët janë faktorët që ndikojnë në këto preferenca. Në këtë studim këtë vit u përfshinë 209,000 pjesëmarrës nga 190 vende të botës.

Raporti i Studimit tregon se SHBA e ka humbur statusin e saj si vendi ku të huajt do të dëshironin më shumë të punonin dhe e kanë zëvendësuar me Kanadanë që tani konsiderohet si destinacioni kryesor. Studimi tregon se pandemia ka pasur një ndikim të madh në qasjen e njerëzve ndaj punës jashtë vendit, duke zvogëluar interesin e tyre në përgjithësi dhe duke i prirur drejt vendeve që kanë bërë punën më të mirë për të mbajtur nën kontroll koronavirusin.

Vetëm rreth 50% e njerëzve janë të gatshëm të transferohen në një vend tjetër për punë, sipas sondazhit të këtij viti. Kjo vjen nga një nivel gatishmërie 64% në 2014 dhe 57% në 2018. Dëshira më e ulët për t’u zhvendosur u shpreh nga të anketuarit në pothuajse çdo vend në botë.

Për më shumë informacione, ju këshillojmë të ndiqni këtë takim online, duke u  regjistruar paraprakisht tek ky takim.

Linku i regjsitrimit: ZOOM

https://us02web.zoom.us/meeting/register/tZYpde2pqTMuHNwt99fHhfcq6sGz5Zxg9mmb

Pas regjistrimit ju do të merrni një email konfirmues dhe informues për takimin.
Ju informojmë se gjatë këtij takimi online do të mbahet dhe një prezantim që lidhet me Employer Branding Academy (EBA), një risi që duapune.com dhe Universum Global kanë sjellë në Shqipëri.
Mos humbisni këtë mundësi të mire për t'u njohur me rezultate dhe produkte shërbime të reja.

Ju faleminderit

duapune.com