Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Marrëveshja e Anëtarësimit

"Rregullorja e përgjithshme e mbrojtjes së të dhënave e lëshuar nga Bashkimi Europian ("GDPR", e hyrë në fuqi në 25 Maj, 2018, është një hap i mëtejshëm evolucionar në mbrojtjen e të drejtave të privatësisë së individëve (për shembull, kufizime të forta rreth pëlqimit, të drejtën për t’u "harruar", llojin dhe sasinë e të dhënave personale që mund të përdoren, aksesi i të dhënave dhe siguria, etj.), përtej mbrojtjeve që janë tashmë prej kohësh në Bashkimin Europian dhe në shumë vende të tjera të botës.”

Mbrojtja e privatësisë

Me regjistrimin në sistem ju miratoni termat dhe kushtet e mëposhtme. Ne nuk mbajmë përgjegjësi nëse të dhënat tuaja përdoren nga palë të treta dhe nga duapune.com për qëllime të burimeve njerezore, statistikore, tregtare, shërbime publike, reklamimi, marrëdhënie me publikun, analizimi, përpunimi të mëtejshëm, etj. Të gjitha informacionet e portalit tonë janë mbledhur në database-n tonë, e cila lokalizohet brenda ose jashtë vendit, madje edhe pas "Çaktivizimit të llogarisë suaj" dhe mund të arkivohen për arsye teknike dhe ligjore. Log-et e server-it dhe të dhëna të tjera mblidhen në mënyrë periodike. Ne mund të shpërndajmë informacion për përdoruesit e sistemit nëse kërkohet të veprojë kështu nga ligji ose nëse një shpërndarje e tillë është e domosdoshme për t’iu përgjigjur thirrjes në gjyq, urdhërit të gjykatës, ose proceseve të tjera ligjore. Personat/kompanitë e regjistruara në sistem mbajnë vetë përgjegjësinë e vërtetësisë së të dhënave që janë në sistem. Ne punojmë në çdo moment për të mundësuar një sistem sa më të sigurtë dhe të përditsuar në mënyrë që të krijojmë një platformë të sigurtë.

Të dhënat tuaja

Ne mbledhim adresat tuaja të e-mail-it për qëllime si dërgim i e-maileve konfirmuese, njoftimeve periodike të duapune.com apo për njoftime nga palët e treta dhe njoftimeve për publikimin e punëve me interes për ju. Punëdhënësit: Duke aprovuar dhe dërguar një pozicion pune ju autorizoni Duapune.com të komunikojë informacione lidhur me pozicionin anëtarëve për qëllim të plotësimit me kandidatë. Nëqoftëse ju zgjidhni që emri i kompanisë të mbetet konfidencial, duapune.com nuk do të publikojë këtë informacion në komunikimet e saj. Për të siguruar të dhënat tuaja dhe vërtetësinë e informacionit, duapune.com ruan të drejtën e verifikimit të çdo oferte pune para shpalljes zyrtare në portal. Punëkërkuesit: Duke aplikuar për një punë, ju autorizoni Duapune.com të furnizojë informacionin tuaj autoriteteve punëdhënëse. Informacioni që do t'ju jepet do të përfshijë CV-në tuaj, të dhënat për kontakt.

Informacionet personale të dhëna nga ju

Ne marrim vetëm informacionin për të cilin kemi me të vertetë nevojë. Një pjesë e tij është informacion të cilin ju e jepni në menyrë aktive kur hapni një llogari, regjistroheni për një event, kërkoni për mbështetje klienti ose blini një shërbim nga ne. Ne regjistrojmë emrin tuaj dhe informacionin e kontaktit, por ne nuk ruajmë numrat e kartave të kreditit (përvecse kur kemi miratimin tuaj dhe në një nga rrugët tona të sigurta të pagesës). Kur ju vizitoni faqen tonë të internetit ose përdorni sistemin tonë, ne automatikisht ruajmë disa informacione bazike si: mënyra se si ju u informuat dhe kontaktuat faqen tonë, ku keni naviguar brenda tij dhe cilët artikuj keni përdorur.

Ne i përdorim këto informacione për të përmiresuar faqet tona dhe shërbimet si dhe për të zhvilluar shërbime të reja. Kur kërkohet me ligj, ne marrim pëlqimin tuaj për përpunimin e disa informacioneve personale të mbledhura nga cookies ose teknologji të ngjashme, ose përdoren për t'ju dërguar komunikime të drejtpërdrejta të marketingut ose kur kryejmë aktivitete të tjera të përpunimit për të cilat kërkohet pëlqimi. Nëse mbështetemi në pëlqimin për përpunimin e informacionit tuaj personal, ju keni të drejtë ta tërhiqni atë në çdo kohë dhe pa pagesë. Për të përditësuar preferencat tuaja, nëse dëshironi që ne të heqim informacionin tuaj nga listat tona të postimeve, të fshijmë llogarinë tuaj ose nëse dëshironi të paraqisni një kërkesë për të ushtruar të drejtat tuaja sipas ligjit në fuqi, ju lutemi na kontaktoni siç është e specifikuar në menunë "Na kontaktoni" në faqen e internetit http://duapune.com/contact.

Çfarë bëjmë me informacionin tuaj

Ne përdorim informacionin tuaj për të ofruar shërbimet tona dhe për të survejuar veprimtari të paautorizuara në llogaritë tuaja. Ne gjithashtu e përdorim atë për të komunikuar me ju në lidhje me shërbimet që ju përdorni aktualisht, kërkesat tuaja për suport, shërbimet e reja në platformën tonë, mundesitë që të na jepni reagimet tuaja dhe përditësime të politikave. Ne analizojmë informacionin që mbledhim për të kuptuar nevojat e përdoruesve dhe për të përmirësuar faqen tonë dhe shërbimet tona. Përveç qëllimeve të përmendura më lart, ne mund të përdorim informacionin tuaj për qëllimet e mëposhtme:

  • Të komunikojmë me ju (përmes postës elektronike) për shërbimet, ndryshimet në Politikën e Privatësisë, ndryshime në Kushtet e Shërbimit ose njoftime të rëndësishme.
  • Për t'ju mbajtur të informuar rregullisht për shërbime të reja, ngjarjet e ardhshme, ofertat, promovimet dhe informacione të tjera që ne mendojmë se do të jenë me interes për ju.
  • Të kërkojmë nga ju që të merrni pjesë në sondazhe
  • Për të krijuar dhe mirëmbajtur llogarinë tuaj
  • Të kuptojmë se si përdoruesit përdorin shërbimet, monitorojnë dhe parandalojnë problemet, dhe përmirësojnë shërbimet tona
  • Të sigurojmë mbështetjen e klientit dhe të analizojmë dhe përmirësojmë ndërveprimet tona me klientët
  • Të analizojmë trendet, të administrojmë faqen tonë të internetit dhe të ndjekim navigimet e vizitorëve në faqen tonë të internetit për të kuptuar se çfarë vizitorët kërkojnë dhe për t'i ndihmuar më mirë
  • Të monitorojmë dhe përmirësojmë fushatat e marketingut dhe të bëjmë sugjerime relevante për përdoruesit.

Opinioni juaj

Ne mirëpresim opinionin tuaj në lidhje me sa më sipër, ndaj ju lutemi na kontaktoni në e-mail dhe në numrat e telefonit nëse keni sugjerime ose komente. Ne mund të ndryshojmë këtë dokument herë pas herë, duke u bazuar në komentet tuaja dhe nevojave tona për reflektimin korrekt të të dhënave dhe praktikave të aplikuara.

Për më shumë lexoni Karta e të Drejtave të Përdorimit