Publikime dhe njoftime

duapune.com pjesemarres ne "Miresevjen Party"- Universiteti Politeknik

Publikime dhe njoftime

Universiteti Politeknik i Tiranës organizoi në datë 16 Tetor 2022 tek ambientet e tij aktivitetin "Mirësevjen Party" një aktivitet për të rinjtë dhe jo vetëm, për të mirëpritur studentët të cilët në datë 17 Tetor nisin vitin e ri akademik.

Mbi 15 kompani, organizata, qendra të ndryshme, Universitete etj ishin pjesëmarrëse dhe u prezantuan sot studentëve të Politeknikut mundësi punësimi, intershipe, bursa studentore etj .

duapune.com u përfaqësua me stendën e saj, ku ekipi mirëpriti studentë, punëkërkues të grupmoshave të ndryshme, dha informacion mbi mundësitë e punësimit që janë aktive në duapune.com dhe këshilloi të rinjtë për zhvillimin e një karriere sa më të suksesshme. 

 

 

Stafi duapune.com falenderon të gjithë pjesëmarrësit dhe ju mirëpret në organizime të tjera.