Menaxhim

duapune.com pjesemarrese ne Management Forum 2022, Barcelone

Menaxhim Këshillimi i karrierës

Në 8-10 Qershor 2022 themeluesit e duapune.com, Z. Dritan Mezini dhe Znj. Eljana Mete ishin pjesëmarrës në takimin e rradhës "Management Forum 2022" të organizuar nga The Network në bashkëpunim me partnerin tonë në Spanjë Infojobs.

Duapune.com është anëtare e rrjetit ndërkombëtar The-Network.com (the-network.com) që prej vitit 2016 duke e bërë kështu një platformë unike dhe globale. Kjo mundëson shpalljen e vendeve të punës në kërkim të specialistave të huaj në rrjetin e portaleve partnere në mbi 156 vende të botës.

Në këtë konferencë dy ditore u diskutuan tema të ndryshme si:

  • Strategjia e rritjes së shitjeve për një treg ndërkombëtar,
  • Përdorimi i testeve psikometrike gjatë aplikimit për punë,
  • Integrimi i ATS (Applicant tracing system) dhe përfitimet e sistemit,
  • Tendencat e reja të punëkërkuesëve të gjeneratës Z (të lindurit në vitet 1997 – 2012),
  • Ndryshimet në sjelljen e kandidatëve,
  • Kthimi i konkurrentit në një aleat,
  • Tendencat e tregut nisur nga përvoja e kandidatëve etj .

Aplikimi i praktikave më të mira globale në nivel kombëtar është vetëm një nga disa gjerat që duapune.com mori nga kjo konferencë informuese. duapune.com do të jetë pjesëmarrëse dhe në konferencat që do të organizohen në vazhdim duke u informuar çdo vit mbi tendencat më të reja të punësimit dhe eksperiencave të reja midis partnerëve të një rrjeti global.