Këshillimi i karrierës

Këshillimi i karrierës

PROGRAMI HUBERT H. HUMPHREY

PROGRAMI HUBERT H. HUMPHREY është një program i nivelit pas universitar që zgjat dhjetë muaj për profesionistë që janë në mes të karrierës së tyre profesionale dhe me potencial udhëheqës, me kurse akademike dhe aktivitete të zhvillimit profesional por që nuk përfundon me diplomë. Kandidatët nominohen në bazë të potencialit për udhëheqje dhe përkushtim në shërbim publik.

KATEGORITË DHE FUSHAT SPECIFIKE TË PROGRAMIT

  • Kapacitete Njerëzore dhe Institucionale: Zhvillim Ekonomik, Financë dhe Bankë; Analizë të Politikave Publike dhe Administratim Publik; Politika dhe Manaxhim Teknologjik
  • Të drejtat dhe Liritë: Komunikim dhe Gazetari; Liria Ndërombëtare Fetare; Drejtësi dhe Të Drejtat e Njeriut
  • Toka të Qëndrueshme: Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Burime Natyrore, Politikat Mjedisore dhe Ndryshimet Klimaterike, Planifikim Urban dhe Rajonal
  • Komunitete në rritje: Politika dhe Menaxhim të Shëndetit Publik, Parandalimi dhe Trajtimi i Abuzimit me Lëndët Narkotike; Administrim, Planifkim dhe Politika të Arsimit.

KRITERET PËR APLIKIM

Aplikantët duhet:

  • të jenë qytetarë të Republikës së Shqipërisë
  • të kenë të paktën një diplomë të nivelit Bachelor nga një program studimi me kohë të plotë katër vjeçar (ose diplomë te programeve tre + një ose tre + dy sipas Sistemit të Bolonjës)
  • të kenë të paktën pesë vjet përvojë profesionale pune në fushën e studimit
  • të kenë një nivel të mirë të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar (ekuivalente të nivelit B2 – minimum 82 pikë)
  • të kuailifikohen për të marrë vizë J-1
  • të kenë rekorde të mira shëndetësore

*** Kandidatët janë të detyruar të kthehen në Shqipëri për të paktën dy (2) vjet në përfundim të programit.

Lexo: HUMPHREY presentation 2024-2025 for alumni

Lexo: Important parts on the application form for Humphrey program

Për më shumë informacion, të interesuarit mund të klikojnë në Programi Hubert H. Humphrey - Ambasada e SHBA në Shqipëri (usembassy.gov)

 AFATI I APLIKIMIT: 30 qershor 2023 

 

Për pyetje të tjera mund të kontaktojne në: [email protected]