Këshillimi i karrierës

Këshillimi i karrierës

duapune.com pjesëmarrëse në Panairin e Punës 2023 tek Universiteti Metropolitan

Në datën 17 Maj  u organizua "Panairi i Punës 2023" tek ambientet e Universitetit metropolitan. 

Pjesëmarrëse ishin afërsisht 20 kompani të sektorit bankar, konsulencës, telekomunikacionit, turizmit, transportit, shoqatave të biznesit të cilat u prezantuan studentëve te Fakultetit të Ekonomisë dhe jo vetëm, mundësitë e tyre në: 

  • Punësim 
  • Internshipe
  • Trajnime
  • Bursa Studime 

duapune.com si çdo vit ishte pjesëmarrrëse me stendën e saj ku mirëpriti punëkërkues te grupmoshave të ndryshme si dhe dha informacion mbi mundësitë e punësimit/intership që janë aktive tek duapune.com dhe këshilloi të rinjtë për zhvillimin e një karriere sa më të suksesshme.

 

WhatsApp Image 2023-05-17 at 3.18.27 PM.jpegWhatsApp Image 2023-05-17 at 3.19.22 PM.jpeg