Këshillimi i karrierës

Këshillimi i karrierës Evente

duapune.com pjesemarrese ne Management Forum 2023, Budapest

Në 23-25 Maj 2023 themeluesit e duapune.com, Z. Dritan Mezini dhe Znj. Eljana Mete ishin pjesëmarrës në takimin e rradhës "Management Forum 2023" të organizuar nga The Network në bashkëpunim me partnerin tonë në Budapest Profession.

Duapune.com është anëtare e rrjetit ndërkombëtar The-Network.com (the-network.com) që prej vitit 2016 duke e bërë kështu një platformë unike dhe globale. Kjo mundëson shpalljen e vendeve të punës në kërkim të specialistave të huaj në rrjetin e portaleve partnere në mbi 156 vende të botës. 

The Network i zhvillon këto forume çdo vit në shtete të ndryshme që janë pjesëmarrëse të The Network dhe së shpejti pritet që të jetë Shqipëria ajo që do e mirëpresi këtë aktivitet të rëndësishëm. 

Në këtë konferencë dy ditore u diskutuan tema të ndryshme si:

  • Përditësimet nga Anglia 2023 dhe raportet e Standardeve të Apcast-it të SHBA-së 
  • Përqafimi i së ardhmes: Sfidat me Inovacionin, Talentin Global dhe strategjinë e duhur të shitjes
  • Si të ndërtoni dhe operoni një strategji shitjesh për të fituar tregun?
  • Mitet dhe të vërtetat në lidhje me tregun e punës 
  • Branding i Punëdhënësit 2023

Aplikimi i praktikave më të mira globale në nivel kombëtar është vetëm një nga disa gjerat që duapune.com mori nga kjo konferencë informuese. duapune.com do të jetë pjesëmarrëse dhe në konferencat që do të organizohen në vazhdim duke u informuar çdo vit mbi tendencat më të reja të punësimit dhe eksperiencave të reja midis partnerëve të një rrjeti global. 

b3a6f382b26608636d5f84171c42a95a.jpg  WhatsApp Image 2023-06-01 at 10.47.07 AM.jpeg