Këshilla mbi intervistimin

Këshilla mbi intervistimin

Si t'i shpjegoni ndryshimet në karrierë ?

 

Kur rekrutuesit ju bëjnë këtë pyetje ajo që duhet të bëni është thjesht të jeni të qetë dhe të shpjegoni pse keni marrë vendimet e deritanishme në karrierë. Më e rëndësishmja, jepni disa shembuj se si përvoja juaj e kaluar mund të transferohet në rolin e ri. Kjo nuk do të thotë se duhet të ketë një lidhje direkte; në fakt, është shpesh më mbreslënëse kur një kandidat mund të tregojë se si përvoja në dukje e parëndësishme është shumë e rëndësishme për rolin.

5 mënyra se si mund t'i përgjigjeni kësaj pyetje

1. Përpiquni të jeni të fokusuar dhe të jeni të drejtpërdrejtë

Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për çdo punëkërkues. Por është veçanërisht kritike për ata që në historitë e karrierës së tyre përfshijnë disa punë ose sektorë të industrisë. Ju nuk do të jeni në gjendje të rendisni thjesht historinë tuaj të punës (e cila përfshin shitjet, marketingun dhe zhvillimin e biznesit) dhe të prisni një rekrutues të shërbimeve financiare që menjëherë të kuptojë atë që keni për të ofruar. Përkundrazi, do t'ju duhet të drejtoni të gjitha mesazhet tuaja në një mënyrë që e bën të qartë atë që po përpiqeni të arrini dhe pse po shkoni në atë drejtim. Për ta bërë këtë:

2. Flisni për vendimet që keni marrë gjatë karrierës

Mundohuni të përfshini disa nga punët që keni kryer dhe paraqitni zgjedhjet tuaja në një mënyrë që tregon cili ka qenë dhe vazhdon të jetë synimi juaj në karrierën profesionale.

Për shembull:

Në rastin e një zonje, shumica e asaj që ajo ka bërë ka të bëjë me këshillimin, udhëzimin dhe duke ndihmuar njerëzit. Kjo funksionon mirë, duke marrë parasysh që ajo dëshiron të bëhet këshilltare e kolegjit.

3. Tregoni rreth performancës tuaj

Njerëzit punësojnë interpretues, kështu që sado të guximshëm, ose të pazakontë të keni qenë në rrugën tuaj të karrierës, prezantojeni veten si një interpretues i lartë. Ju mund t'a bëni lehtësisht këtë në një rezyme ose në një intervistë duke përdorur fraza si, "I ftuar në..." ose "Promovuar për ..." ose "I njohur për ..." dhe sigurisht, tregoni fitoret dhe arritjet tuaja kryesore në çdo pozicion, veçanërisht ato që mendoni se do të tërheqin punëdhënësit tuaj të ardhshëm.

4. Shpjegoni arsyen e ndryshimit të karrierës

Për shembull:

Mund të thoni që lëvizjet që keni bërë gjatë rrugës tuaj në karrierë ju bëjnë të dukeni, të paktën në letër, i papërshtatshëm për pozicionin e punës. Është më mirë të shtoni një deklaratë të shpejtë në secilën pjesë të rezymesë tuaj që shpjegon shkurtimisht arsyen e lëvizjes në një pozicion pune tjetër. Përdorni fraza si, "Pas një zhvendosjeje familjare në ..." (e bën të qartë ndryshimin e punës) ose "Pas një ristrukturimi të rëndësishëm të korporatës ..." (bën të qartë se puna juaj nuk ishte fikse). Nëse thjesht po ndiqni një rrugë të re në karrierë, mund t'a përshkruani në rezymenë tuaj, duke përshkruar shkurtimisht arsyet tuaja për ndryshimin.

5. Shpjegoni situatën shkurtimisht

Rekrutuesit e vënë re dikë që është nervoz për rrugën e tij të karrierës. Shpesh, kjo ndodh sepse të intervistuarit flasin shpejt dhe me nervozizëm. Përpiquni të mos tregoni nervozizëm. Mendoni se si do t'i paraqisni zgjedhjet tuaja dhe rrugën e karrierës tek një punëdhënës i mundshëm, t'i paraqisni ato shkurtimisht dhe me siguri dhe pastaj të përqendroni përsëri në diskutimin mbi angazhimin tuaj për këtë rol dhe atë që mund të bëni në kompaninë ku po aplikoni.

Mos harroni se ju jeni duke konkuruar me njerëz që, sipas të gjitha gjasave, keni të paktën një ose dy të përbashkëta në rezyme. Dhe ata ndoshta janë ndjerë pak a shumë si ju.

Pra, në vend që të panikoseni ose të shmangni mundësi që duken të shkëlqyera, përdorni energjinë tuaj për të pozicionuar veten si zgjidhja e punëdhënësit tuaj të ardhshëm.

Për këshilla te tjera mbi intervistat e punes vijoni ne kete link: https://www.duapune.com/blog/keshilla-mbi-intervistimin

Për këshilla apo shembuj CV vijoni ne kete link:

https://www.duapune.com/blog/keshilla-mbi-cv

 

duapune.com