Evente

Evente Publikime dhe njoftime Të përgjithshme

DuaPune.com fiton Cmim ne BOLD Awards

DuaPune.com ishte pjesëmarrëse në konkursin prestigjioz Bold Awards dhe u vlerësua për kontributin dhe përfaqësimin e shkëlqyer në tregun e punës dhe në të ardhmen e punësimit. Ky është një çmim që tregon suksesin dhe inovacionin e platformës duapune.com në industrinë dixhitale të punësimit.

BOLD Awards është një kompeticion global i njohur që mirëpret dhe vlerëson kontributet e kompanive, projektet dhe individëve në 33 kategori të industrive dixhitale, duke nxitur zhvillime dhe inovacion në nivel botëror. Që nga viti 2019, BOLD Awards ka qëllimin për të promovuar dhe ndarë historitë e suksesit të individëve, kompanive dhe organizatave të mëdha e të vogla nga mbi 70 vende anembanë globit, të cilat njihen për menaxhimin e projekteve dhe iniciativave me ndikim pozitiv në komunitet.  Kjo është një platformë e rëndësishme që i jep vëmendje dhe vlerëson atë që është më e mirë në botën dixhitale, duke identifikuar dhe nderuar atë që sjell inovacion, ndryshim pozitiv, dhe përparim në industrinë dixhitale.

 

WhatsApp Image 2024-03-26 at 10.21.14 AM.jpeg

433109468_715220614155580_7170613793476315350_n.jpg