Postuar më: July 14, 2023
Në datë 11 Korrik ekipi i duapune.com organizoi Retreat-in e rradhës për vitin 2023.
Udhëtimi filloi në oren 09:00 me nisjen drejt Liqenit të Bovillës, një liqen artificial i krijuar mbi shtratin e Lumit Tërkuz. Krijimi i këtij liqeni ka si qëllim, furnizimin me ujë të qytetit të Tiranës. Kafja e mëngjesit u shijua në restorant Bovilla me pamjen spektakolare të liqenit dhe gjelbërimit. Më pas ekipi i duapune filloi ngjitjen në Majën e Gamtit për të soditur pamjen e liqenit dhe për të krijuar kujtimet e rradhës.
Pas ecjes prej 2 orësh grupi u rikthye sërish në restorant Bovilla për çplodhje por edhe për te shijuar një drekë tradicionale me ushqime bio të zonës. Më pas në grupe të veçanta u organizuan aktivitete dhe lojra trajnuese për të nxitur bashkëpunimin në grup dhe njohjen më të mirë të njëri – tjetrit.
Pushime të mbara nga duapune.com