Postuar më: September 12, 2012
Si ka mundësi që njerëzit që punojnë në zyra janë të predispozuar për të shtuar në peshë? Mendohet se arsyeja për këtë është më shumë e komplikuar se vetëm mungesa e lëvizjeve. Glukoza është burimi i energjisë së qelizave tona të trurit. Niveli i glukozës në gjak ulet më shumë gjatë një pune të lodhshme të trurit se sa gjatë ushtrimeve fizike. Kur glukoza na ulet ndjehemi të uritur, në këtë mënyrë organizmi mundohet të rimbushë nivelet e glukozës. Kështu, kur ne harxhojmë shumë kohë përballë kompjuterit, tentojmë të harxhojmë më pak kalori, por të hamë më shumë ushqim, në këtë mënyrë duke konsumuar më shumë se sa harxhuar. Ky është shkaku kryesor pse puna mendore rezulton në shtimin e peshës. Ja disa ushtrime që duhet të bëjnë punonjësit e zyrave për të pasur një fizik të mirë:
Gjithashtu ushqimi është mjaft i rëndësishëm. Kjo këshillë do ti bëjë ditët tuaja në zyrë më pak monotone dhe do të ngrej gjithashtu humorin tuaj. Pra, sigurohuni që të hani një mollë, dardhë, kos ose lëng në vënd të kafes ose biskotave.