Të përgjithshme

Të studiosh jashtë shtetit (për të gjetur punë)

Të përgjithshme Lojëra argëtuese dhe humor

Të vazhdosh studimet jashtë shtetit është një nga zgjidhjet më të mira për një student që kërkon një karrierë ndërkombëtare. Shumë të rinj në mbarë botën shfrytëzojnë iniciativën e një shkolle verore, për të vendosur më tej nëse të vazhdojnë studimet larg vendlindjes së tyre apo jo. Plotësimi i një procesi të përshtatshëm formimi është themelor për të konkurruar në shoqërinë e sotme, e prekur nga kriza, por e karakterizuar edhe nga shumë mediokritet. Për këtë qëllim, një nga këshillat më të përhapura të ekspertëve të sektorit, është që kandidatët të ndërkombëtarizojnë profiling e tyre profesional, nëpërmjet programeve të studimit jashtë shtetit dhe projekteve të shkëmbimit kulturor. Ose, për ata të cilët mund t’ia lejojnë vetes, të kryejnë jashtë shtetit të gjithë ciklin e studimeve.

Përballimi i një programi mësimor në gjuhë të huaj është me siguri një rast shumë i mirë për përmirësimin e të folurit dhe gramatikës së asaj gjuhe. Qytetet dhe universitetet e gjuhës angleze janë akoma ndër vendet e para të preferuara nga studentët, të ndjekura nga universitetet e Lindjes se Largët (Kina dhe Japonia) dhe Gjermania që mbeten gjithmonë në krye.

Për të parë si funksionon, mund të marrim shëmbullin e sistemit universitar anglosaskon (në Mbretërinë e Bashkuar gjenden disa prej institucioneve akademike më të mira në botë, siç janë Universiteti i Kembrixhit dhe Oksfordit, ose University College dhe Imperial College në Londër). Fillimisht ato ofrojnë një bachelor, që zgjat 4 vjet, dhe më pas një master që zgjat një vit. Por ka edhe shumë universitete, të cilat ofrojnë një program studimi 4-vjeçar, në fund të të cilëve dorëzohet një diplomë universitare. Pranimi i studentëve të huaj në universitet vendoset nga seleksionuesit e institutit: ekzistojnë disa kushte minimale që duhen respektuar, mes të cilave një nivel njohurie i gjuhës angleze i certifikuar sipas parametrave ndërkombëtarë. Për t’u pranuar nga universitetet angleze, pra, duhet të keni një certifikatë që të vërtetojë  aftësitë tuaja gjuhësore.

Janë gjithashtu shumë të përdorura dhe letrat e referencës, të cilat prezantojnë studentin dhe garantojnë disa aftësi thelbësore të tij. Për më tepër, universitetet kërkojnë një mesatare, poshtë së cilës nuk e marrin parasysh pranimin: sa më e lartë të kërkohet mesatarja, aq më prestigjoz është universiteti. Gjatë programit mësimor, studentët e univeristeteve angleze marrin pjesë në leksione, seminare dhe workshop ku, të ndarë në grupe të vegjël, vënë në praktikë teoritë që kanë mësuar në klasë. Aktiviteti i studimit është individual, por studentët duhet të bëjnë edhe punë grupi, kjo për arsye që të përmirësojnë aftësitë e tyre ndërpersonale. Provimet janë fillimisht me shkrim ose,  në bazë të laboratorit apo seminarit, mund t’u kërkohet një prezantim i asaj që kanë krijuar: nota përfundimtare është zakonisht një mesatare e vlerësimeve të disa provimeve të pasur gjatë kursit. Një diplomë britanike është një titull studimi prestigjoz dhe, mbi të gjitha e vlefshme dhe e mirënjohur në të gjithë botën, qoftë në fushën profesionale, qoftë në atë akademike.

Një titull studimi i huaj në CV është padyshim mjaft i favorshëm për të filluar një karrierë ndërkombëtare dhe është një plus sidomos në kohërat e sotme, ku tregu i punës është gjithmonë e më konkurrues e seleksionues.