Të përgjithshme

Si t’i mbijetoni mesjavës

Të përgjithshme Lojëra argëtuese dhe humor
Të Mërkurat janë ditët më të këqia të javës. Kanë kaluar pak ditë qëkur ka kaluar fundjava juaj dhe ndikimet e të Dielës qetësuese. Të mërkurën, ju i jeni kthyer rutinës së kësaj bote dhe mendja juaj është diku tjetër ndërsa ju filloni të mendoni me veten tuaj se përse po punoni këtu. Arsyet përse e Mërkura nuk është e këndshme…
  • Ju nuk jeni i relaksuar nga fundjava e kaluar dhe fundjava tjetër akoma nuk ka ardhur.
  • Ju i keni bërë dy ditë pune, kështu që entuziazmi i së Hënës pa dyshim që ka ikur.
  • Planet e fundjavës janë shumë larg dhe ju frustroheni kur i mendoni ato.
Si të mbijetoni nga e Mërkura 1.      Bëni plane për kohën pas punës- Kjo do t’ju ndihmojë ta kaloni më shpejt ditën. 2.      Mendoni për veten në kohën e drekës- Kjo gjë do ta bëjë mëngjesin të kalojë më shpejt. 3.      Hani një mëngjes shëndetshëm dhe të pasur- Kjo do t’ju sjelli në formë do t’ju japi energjinë që keni nevojë për të pasur një buzëqeshje në fytyrën tuaj. 4.      Vishuni mirë që të ndiheni mirë (për veten tuaj)- Jeni i lodhur nga i njëjti stil veshjeje? Vishuni mirë, dhe vishni atë që ju bën të ndiheni mirë me veten tuaj, askush nuk dëshiron t’ju shikojë me të njëjtën veshje edhe të shtunën në mbrëmje. Sigurohuni të shmangni veshje tepër të zbuluara. 5.      Merrni me vete ushqimin tuaj të preferuar- Kur jeni paksa i ngopur ose dikush ju mërzit, hani diçka dhe mos i kushtoni rëndësi asaj që ka ndodhur.