
Është e Premte, ora 9.00 e mëngjesit, fundjava po vjen dhe ju po mendoni për gjërat që do të bëni në fundjavë. I ulur në tavolinën tuaj të punës, ju keni një ndjenjë gëzimi për fundjavën. Në vend që të filloni punën tuaj, ju keni filluar të ëndërroni edhe pse jeni përballë kompjuterit, ajo çfarë ju kalon ndër mend është “ çfarë do të vesh për mbrëmjen e së shtunës?” Kini kujdes ky është një territor i rëndësishëm. Fantazitë tuaja çdo të Premte mund t`ju shpërqëndrojnë nga puna. Ju duhet të tregoheni të kujdesshëm me veprimet tuaja dhe të qëndroni të fokusuar gjatë gjithë kohës në punën që bëni edhe nëse fundjava është duke ardhur. 52% e punonjësve të intervistuar në një sondazh të kohëve të fundit, pranojnë se humbasin një orë kohë ose më shumë duke qënë të shpërqëndruar gjatë punës. Ja disa nga truket sesi mund të jeni të përqëndruar ditën e premte:
1. Hani mëngjes Ngrënia e mëngjesit mund t`ju bëjë të ndiheni mirë sa më gjatë, në fakt është provuar se ju ndihmon të rrisni nivelet tuaja të përqëndrimit!
2. Ushtrimet Sipas disa studimeve shkencore, sa më shumë ushtrime të bëni, aq më shumë rritet vëmendja dhe përqëndrimi juaj. Prandaj, të bëni gjimnastikë përgjatë gjithë javës, ju siguron të keni nivele të qëndrueshme përqëndrimi të Premteve!
3. Rregulli Nëse tavolina juaj është e mbushur me ushqime, është iPod juaj, telefoni juaj, foto familjare… etj, atëherë ka shumë gjasa që të gjitha këto gjëra t’ju shpërqëndrojnë gjatë ditës. Hiqni çdo gjë që mund t’ju shpërqëndrojë nga puna gjëja e fundit që do doni është t`ju kapin duke folur në telefon!
4. Merrni pak kafeinë! Provoni të pini një filxhan kafe në mëngjes për ta filluar mirë ditën tuaj dhe të rrisni energjitë tuaja. Për disa individë konsumimi i një filxhani kafeje nuk bën shumë punë, ndërsa për disa të tjerë jep efekte të menjëhershme, kështu që duhet ta provoni. Nuk e pëlqeni kafenë? Provoni të konsumoni pije të tjera që përmbajnë kafeinë, të tilla si çaji ose koka-kola.
5. Të përtypurit Në fakt, ju mund ta ndihmoni veten tuaj të përqëndroheni në punë duke përtypur çamçakëz. Nëse ju nuk preferoni të përtypni çamçakëz, atëherë provoni disa lloje të tjera ushqimesh që të jeni sa më vigjilent.