1.Pse keni aplikuar për këtë punë? Kam aplikuar për shume punë gjatë kësaj kohe dhe ju më telefonuat tani.
2. Pse doni të punoni për këtë kompani? Unë duhet të punoj për ndonje kompani cilado që më ofron një punë, nuk është se kam ndonjë kompani specifike në mëndje
3. Pse duhet t'ju punesojmë? Sepse do t'ju duhet të punësoni dike herët a vonë, pse të mos më jepni një mundësi mua?
4.Cfarë do të bëni nëse ne ju punësojme ? Varet nga gjëndja e momentit por do të mundohem te punojë në gjithcka që varet nga unë
5. Kush është forca juaj më e madhe? Mendoj se është guximi për të punuar për cdo kompani që më paguan mirë, pa menduar për fatin e kompanisë
6. Kush është dobësia juaj? Navigimi në internet gjatë orarit të punës.
7. Kush është gabimi më i madh që keni bërë, dhe cfarë keni mësuar prej tij? Fakti që kam punuar për kompaninë e mëparshme duke mësuar se kisha nevojë të fitoja më shumë para, ja pse jam këtu sot!
8.Cila është arritja që keni bërë në punën e mëparshme, për të cilën jeni krenar? Nëse do kisha patur arritje në punën e mëparshme, pse do të më duhej të ndërroja punë? Mund të kerkoja më shumë dhe të qëndroja aty.