Të përgjithshme

Muzika për motivimin në punën

Të përgjithshme Lojëra argëtuese dhe humor
Koncepti i muzikës për kërkimin e punës është interesant. Janë disa filma që të motivojnë për punën por gjithashtu dhe muzika është motivuese. Ja disa nga këngët që mund t`ju motivojnë në punë: 1. Rocky - Eye of the Tiger Një nga këngët më inkurajuese është muzika te filmi “Rocky”. Kjo është një këngë e mirë për tu dëgjuar kur përballesh me një ndryshim të madh. 2. Bon Jovi - It's my Life Kjo këngë përmbledh mënyrën e pavarur të jetuarit dhe të marrjes së vendimeve vetë. 3. Coldplay - Viva la Vida Futbollistët e ekipit të barcelonës kanë thënë se kjo këngë është përdorur për të motivuar lojtarët përpara një loje të vëshirë dhe që atëherë është bërë një këngë motivuese për shumë veta. 4. U2- With or without you Kjo këngë vërtet ju motivon kur ju ndiheni keq. Ajo ju ndihmon të vazhdoni të përpiqeni për të arritur qëllimet tuaja vetëm apo me dikë tjetër. 5. Queen - Show must go on Kur shkruhet për këngët e motivimit nuk mund të harrohet grupi legjendar –Qeen. Kur filloni të dëgjoni këtë këngë ju e gjeni veten në një gjendje që doni të vazhdoni të përpiqeni për të arritur qëllimet dhe ëndrrat tuaja. 6. Black eye peas - I Gotta a feeling Çdo herë që dëgjon këtë këngë ke një ndjenjë se dita e sotme do të jetë më e mirë, se do të gjeni punën e ëndrrave dhe nëse jo, do vazhdoni të përpiqeni. 7. Leonard Cohen dhe version i tij i këngës "Hallelujah" Kjo këngë është për tu dëgjuar me zë të lartë kur më në fund ke gjetur punën e ëndrrave të tua!! "Hallelujah"! 8. The Lumineers - Ho Hey Ritmi i kësaj kënge ju bën të ngriheni dhe të shkoni të kërkoni për ëndrrat tuaja. 9. Alicia Keys – Girl on fire Kjo këngë është perfekte për të gjitha femrat që duan të gjejnë punën e tyre ideale. Shpresoj t`ju kenë pëlqyer dhe mos harroni… le të fillojë festa!