
Në këtë periudhë pranvere, kur moti herë është i ngrohtë, dhe herë i ftohtë, zyra bëhet një ambjent i populluar nga individë të sëmurë të cilët kanë rënë pre e gripit dhe të ftohtit. Një numër i konsiderueshëm njerëzish vazhdojnë të shkojnë në punë, pavarësisht se mund të jenë shumë sëmurë. Në këtë mënyrë, kolegët e tyrë rrezikojnë të marrin gripin prej tyre.
Këto janë disa këshilla për të evituar gripin në punë Kini kujdes nga vendet e shumë-frekuentuara Vendet të cilat frekuentohen nga të gjithë, janë ato më të rrezikshmet, dhe mundësia për të marrë mikrobe është më e lartë aty – lavamani i tualetit apo doreza e derës. Kini kujdes më gjërat që prekni, dhe mos prekni fytyrën me duar para se ti keni larë ato. Kuzhina, zyra e mbledhjeve dhe tualeti janë pikat të cilat duhet ti shmangni nëse nuk doni që të sëmureni.
Hidratoni trupin tuaj gjatë gjithë ditës Zakonisht gjatë ditëve të ftohta, ngrohja në zyra është ne maksimum. Edhe pse nga njëra anë kjo është diçka e mirë, pasi i mban punonjësit ngrohtë, nga ana tjetër nxehtësia shkakton dehidratimin e trupave, gjë e cila i bën trupat tanë vulnerabël ndaj mikrobeve. Në mënyrë që ta shmangni këtë, duhet të pini sa më shumë ujë, rreth 5-6 gota në ditë.
Lajini duart rregullisht Edhe nëse qëndroni gjithë ditën në tavolinën tuaj të punës, gjë e cila nuk ka shumë shans të ndodhë, rekomandohet që të lani duart herë pas here. Nëse e keni të vështirë të ngriheni, mbani në tavolinën tuaj një higjenizues duarsh. Kjo duhet bërë veçanërisht para se të hani drekën ose ndonjë meze të lehtë, pasi mikrobet në tavolinën tuaj janë më shumicë.
Sigurohuni që tavolina juaj e punës të jetë e pastër Një tavolinë e papastër është një oaz për bakteriet. Pastroni tavolinën tuaj të punës herë pas herë dhe organizojeni punën tuaj. Jo vetëm që ju ndihmon të qëndroni të shëndetshëm, por gjithashtu ju ndihmon të jeni më të organizuar, dhe më efiçentë.
Mbani distancë nga kolegët e sëmurë Gjatë një periudhe të tillë, ka shumë mundësi që të keni kolegë të sëmurë në zyrë. Kështu që ju duhet të mbani distancë prej tyre. Gripi është shumë ngjitës, kalohet lehtësisht nga një tështimë ose nga një kollitje. Përpiquni të jeni të i sjellshëm dhe të adresoni këtë problem tek kolegu/ia juaj, që të komunikoni me telefon ose me email, ne vend të një mbledhje ku mund të transferohet gripi lehtësisht.