Postuar më: March 18, 2011
Shumica e drejtuesve janë të interesuar të rrisin bizneset e tyre përmes risive që mund të sjellin në treg, por kjo mënyrë për rritje biznesi është e rrezikshme, sepse përpjekjet inovative dështojnë. Nga përvoja shumë vjeçare e konsulentëve të komunikimit në biznese tregojnë se, idetë e reja, nismat, produktet, apo dhe transformimet e kulturave, kanë pak mundësi për sukses në qoftë se ato nuk shoqërohen nga mënyra komunikimi të përshtatshme. Këto mënyra përfshijnë komunikimin brenda ekipit, në kompaninë tuaj dhe me bashkëpuntorë të rëndësishëm jashtë kompanisë si: distributorët, furnitorët, gazetarët, investitorët dhe natyrisht klientët tuaj ekzistues dhe potencialë. Ekzistojnë disa pika të cilat duhen shmangur gjatë inovacionit.
1. Mos ecni në drejtim të gabuar. Në qoftë se kompania juaj nuk ka komunikuar në mënyrë të qartë arsyen tuaj kryesore për inovacion, atëherë pikërisht në këtë pikë duhet të filloni. Ecuria e përgjithshme është e dëmshme, kur punonjësit tuaj nuk kuptojnë me hollësi se pse ata vijnë në punë përditë. Inovacioni kërkon kohë dhe shpenzime të hollash dhe nëse ky projekt nuk shpjegon qartë arsyen “Pse”, është i paracaktuar të dështojë. Ekipet tuaj kanë nevojë për këtë nivel qartësie, në mënyrë që të drejtojnë dhe qartësojnë përpjekjet dhe mendimet e tyre për risi. Edhe drejtuesit duhet të komunikojnë vendimmarrjet lidhur me risitë si dhe kontributin që do të japin në rritjen e ardhshme të biznesit.
2. Mos humbisni vështrimin në horizont. Kompleksiteti dhe pasiguria në terren të ri e bën të lehtë rrugën drejt humbjes. Bëni të dukshme mendimet për të ndihmuar ekipet tuaja që të qëndrojnë në rrugën e duhur dhe të përforcojnë qëllimet e tyre drejt risisë.
3. Mos e fshihni procesin. Nismat e suksesshme janë mbështetur nga një proces i mirëpërcaktuar, i cili duhet të bëhet bazë për komunikim të brendshëm të suksesshëm. Edhe pse shumë aspekte të përpjekjeve për risi duhet të mbahen konfidenciale, procesi nuk duhet të mbahet sekret. Ndajeni atë gjerësisht në kompaninë tuaj dhe festoni çdo progres të tij.
4. Mos nënkomunikoni. Çdo risi apo novacion zbatohet me sukses, kur projekti juaj zhvillohet duke vepruar drejtpërdrejt në biznes. Mënyra e komunikimit të risive pa i provuar ato në praktikë është një mundësi me rrezik të lartë dhe shpesh dështon për shkak mos informimit të burimeve njerëzore, marketingut dhe ekipeve të shitjeve përgjatë rrugës.