Postuar më: January 28, 2011
1. Asnjëherë mos caktoni punë në mëngjes. Gjithmonë të presim deri në 16:00 dhe pastaj mund të na e caktoni atë. Sfida e një afati është freskuese. 2. Asnjëherë mos e tregoni se ku jeni. Kjo më jep një shans për të qënë kreativ kur të tjerët më pyesin se ku jeni. 3. Në qoftë se më caktoni më shumë se një punë për të bërë, atëherë mos më tregoni se cili është prioriteti. Më pëlqen të jem psikik. 4. Ju lutem bëni më të mirën tuaj për të më mbajtur në punë deri vonë. Në të vërtetë unë e adhuroj këtë zyrë dhe nuk kam askund tjetër ku të shkoj. Unë nuk kam asnjë jetë tjetër përtej punës. 5. Në qoftë se nuk ju pëlqen puna ime, ju lutem tregojani të gjithëve . Më pëlqen që emri im të jetë i popullarizuar në biseda. Unë kam lindur për të “rrahur”. 6. Mos më prezantoni mua me njerëzit që ju njihni. Unë nuk kam asnjë të drejtë të dijë mbi zinxhirin e korporatave. Unë nuk jam i hapur ndaj mundësive të reja, ndaj nuk kam si të jem i mprehtë dhe i vëmendshëm ndaj njohjeve të reja profesionale. 7. Më tregoni pra të gjitha problemet tuaja të vogla. Askush tjetër nuk ka probleme dhe është mirë të dish se dikush ka më pak fat. Unë vecanërisht dua të di historinë mbi taksat e shumta që ju duhet të paguani, duke ia shkëputur bonusit tuaj të marrë gjatë vitit si një menaxher shumë i mirë.