Në librin e saj “The Cactus and Snowflake at Work”, trajnerja dhe këshilluesja Devora Zack, shpjegon se cilat janë ndryshimet midis atyre që në punë drejtohen nga emocionet dhe atyre që drejtohen nga racionaliteti. Autorja i quan të parët “flokë bore”, ndërsa të dytët, “kaktus”. Personat “tipi kaktus” priren të jenë logjikë, analitikë të rezervuar dhe mjaft të drejtpërdrejtë në qasjen e tyre, ndërsa “flokët e dëborës” janë më të ndjeshëm, të aftë për ndërmjetësime dhe diplomaci.
Karakteristikat e “flokëve të borës”
- Ata priren të ndiejnë dhe të përjetojnë emocionet dhe të udhëhiqen prej tyre.
- Natyrisht janë të ndjeshëm, dinë të jenë në harmoni me tjetrin, ta kuptojnë dhe të vihen në vendin e tyre.
- Janë të kujdesshëm në marrëdhënie dhe ndaj tjetrit, si bartës i diversitetit, pra vlerës.
- Ata e duan ndarjen dhe shkëmbimin.
- Kanë aftësi të mira negocimi.
Nevojat dhe kërkesat e “flokëve të borës”
- Personat me këtë tipar u kërkojnë drejtuesve, bashkëpunëtorëve dhe kolegëve mundësinë për një kontakt njerëzor.
- Ata pëlqejnë të bashkëpunojnë dhe të bëjnë punë në grup për të arritur rezultate.
- Flokët e borës kanë nevojë për njerëz që nuk abuzojnë me gatishmërinë e tyre dhe nuk i bëjnë të ndihen të dobët për shkak të ndjeshmërisë së “ekspozuar”.
Karakteristikat e “kaktusit”
- Njerëzit “kaktus” priren drejt njohurive dhe informacioneve.
- Ata priren drejt analizës, vlerësojnë çdo situatë, të vogël e të madhe, si të kishin një mikroskop.
- Ata priren të arsyetojnë mbi çdo ndërlikim të mundshëm dhe e kanë të vështirë t’i menaxhojnë emocionet, veçanërisht ato intensive sepse në thelb i konsiderojnë ato mashtruese dhe të palogjikshme.
- Mund të duken të përmbajtur dhe të ftohtë, por shpesh kjo është një mënyrë për të mbrojtur veten dhe privatësinë, pasi nuk i pëlqejnë ndërhyrjet.
- Ata janë të drejtpërdrejtë në shprehjen e këndvështrimit të tyre
Nevojat dhe kërkesat e “kaktusit”
- Personat me këto karakteristika nuk duan askënd të pushtojë territorin e tyre, përveç rastit nëse u është dhënë leja në mënyrë eksplicite.
- Atyre nuk u pëlqejnë t’u bëjnë pyetje personale.
- “Kaktusët” pëlqejnë të punojnë me njerëz kompetentë dhe të besueshëm, jo shumë ngulmues në marrëdhënie.
- Ata nuk i duan njerëzit që i humbin kohë, u kërkojnë kolegëve dhe drejtuesve të hyjnë te thelbi i çështjes menjëherë.
Për më shumë informacion vizitoni https://businessmag.al