Postuar më: October 14, 2019
duapune.com së bashku me DIMAK Albania mori pjesë në panairin "Talente dhe ide për të ardhmen e Shqipërisë" të organizuar në kuadër të Tetorit Gjerman 2019, pranë Pedonales, Tiranë, 12/10/2019. "Qeveria Federale Gjermane mbështet prej shumë vitesh zhvillimin e qëndrueshëm dhe social të ekonomisë, si dhe trajnimin profesional në Shqipëri. Qëllimi është integrimi në tregun evropian dhe përmirësimi i të ardhurave dhe mundësive të punësimit. Në stenda të ndryshme informacioni, Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) e ngarkuar nga Qeveria Federale e Gjermanisë, prezanton në formën e ekspozitave, talk show dhe videove disa histori suksesi të të rinjve me idetë e tyre të biznesit, gra të suksesshme në Shqipëri, oferta të trajnimeve profesionale të orientuara nga tregu i punës si dhe shembuj të angazhimit qytetar për një mjedis dhe ujë të pijshëm të pastër, lëvizshmëri dhe efiçencë në energji etj."