Çfarë është Secret Santa!
Postuar më: December 15, 2022
Secret Santa është një traditë e Krishtlindjeve që i ka fillimet e saja në Skandinavi, tradita e të trokiturit në derën e dikujt, e hedhjes së një dhurate brenda në shtëpi kur hapet dera, e më pas ikja me vrap. Në ditët e sotme e shohim Secret Santa më shumë mes kolegësh dhe miqsh dhe pak më të modernizuar. Secret Santa mund të shihet sidomos tek kompanitë e mëdha me qindra punonjës që i bëjnë njeri tjetrit dhurata të përgjithshme sepse mund të mos njihen, deri tek kompanitë me pak punonjës që janë dhe miq me njëri tjetrin. Shumica e kompanive në Shqipëri zgjedhin një version të Babagjyshit Sekret ku as marrësi nuk e di çfarë do të marrë, as dhuruesi nuk e di kujt do t’ia dhurojë, idetë duhet medoemos të jenë universale, uniseks dhe të pëlqyeshme nga masa. Tek ekipi i duapune.com secili e di kujt do ti bëj dhuratë por marrësi nuk e di.
Pra, çfarë është Secret Santa? Është mister. Është emocion. Është ideja se dikush po mendon për ty për një dhuratë. Është emocioni i hapjes së dhuratës dhe disa momente gazmore me kolegët ose me miqtë e tu.