
Le ta heqim mitin që përfshin 8 orë gjumë çdo natë. Një studim nga Daniel Kripe zbuloi se njerëzit që flinin rreth 6.5-7.5 orë gjumë çdo natë, jetojnë më gjatë, janë më të lumtur dhe më produktivë, sesa ata që flinin më gjatë apo më pak orë. Kryesisht kërkesat për gjumë të çdo personi variojnë, ju mund të keni nevojë për 9 orë gjumë për të punuar siç duhet, ose mund ta përballoni në mënyrë perfekte me 6.5 orë gjumë çdo natë. Është gjithçka në varësi të geneve dhe karakteristikave tuaja.
LLojet e pa-ekuilibruara të gjumit mund të shkaktojnë probleme kryesore Sipas studimeve, të fjeturit 9 orë dhe më shumë në fakt mund të të bëjë më shumë keq sesa mirë. Ju rrezikoheni më tepër nga sëmundjet, aksidentet madje edhe nga vdekja. Megjithatë kohëzgjatjet e shkurtra të gjumit janë gjithashtu të lidhura me luhatjet e humorit, performancën e dobët, mungesën e vëmendjes dhe vigjilencës, si edhe dëmtimet. Kërkimet shkencore kanë zbuluar një lidhje midis humbjes së gjumit dhe produktivitetit të dobët. Ndaj është e rëndësishme, që ju të përpiqeni për një ekuilibër të shëndetshëm gjumi, me qëllim që të punoni siç duhet përgjatë ditës. Në mënyrë ideale, nga shumica e të rriturve kërkohet rreth 7-9 orë gjumë çdo natë, për të funksionuar siç duhet. Kolegu juaj mund të ketë nevojë vetëm për 6.5 orë gjumë, ndërkohë që ju ju duhen rreth 9 orë të plota. Pavarësisht kësaj, vigjilenca dhe shkallët e përqendrimit do të jenë kryesisht të njëjta. Kjo ndodh pasi reagimi ndaj gjumit është ulur në genet tuaja. Nevoja, që ju keni për gjumë, shpesh ndryshon nga dëshira juaj për gjumë. Ndaj kieni parasysh këtë dhe përpiquni të mbani një rutinë të shëndetshme gjumi.
Rreziqet e pagjumësisë • Mungesa e gjumit të sjell rritje të oreksit, duke të të çuar drejt një obeziteti të mundshëm. • Shtohet rreziku për sëmundjen e diabetit dhe problemet me zemrën. • Mund të lindin gjendje psikiatrike, duke përfshirë depresionin, paranojën, abuzim me drogën apo pijen. • Nivele dramatikisht të ulura të përqëndrimit dhe vëmendjes.