Punëkërkues

Thirrje për projekt kërkimor në fushën e arsimit parauniversitar

Punëkërkues Publikime dhe njoftime

osi_logo3Nëpërmjet kësaj thirrje, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë synon të komisionojë një studim mbi sektorin e arsimit parauniversitar në fushën e lidershipit të shkollës, metodave të mësimdhënies dhe përdorimit të teknologjisë së informacionit e komunikimit në mësimdhënie e mësimnxënie.

Projekti kërkimor do duhet të trajtojë variabla të tillë si: A. Lidershipi - Qeverisja e shkollës - Menaxhimi - Ngritja e fondeve nga të tretët - Udhëheqja bazuar në performancë

B. Metodat e mësimdhënies

- Natyra dhe përhapja e përdorimit të metodave tradicionale - Impakti i zbatimit të metodave tradicionale në performancën e nxënësit - Natyra dhe përhapja e përdorimit të metodave bashkëkohore/inovative - Impakti i zbatimit të metodave bashkohore/ inovative në performancën e nxënësit C. Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit - Shkalla e përdorimit të TIK në shkolla - Mundësitë dhe e ardhmja e përdorimit të TIK - Roli i kurikulës/teksteve në nxitjen/lehtësimin e përdorimit të TIK Projekti kërkimor do të ketë në vëmendje gjëndjen e variablave të mësipërm si dhe potencialin në prespektivë. Studimi duhet të theksojë ndërveprimin njerëzor në nivel shkolle si dhe midis shkollës dhe DAR/ZA duke patur në fokus subjektet parësorë (në rastin e lidershipit: ekipi drejtues i shkollës/bordi i shkollës) kjo pa lënë jashtë vëmendjes subjektet dytësor (në rastin e lidershipit: mësuesi) të cilët ndërveprojnë me subjektet primare. Gjithashtu, projekti kërkimor duhet të identifikojë praktika të mira në fushat ose problematikat e sipërpërmendura. Preferohet që realizimi i studimit të ndërthurë metoda sasiore dhe cilësore duke patur në vëmendje natyrën e çështjes në fokusin e studimit si dhe kontekstin që shoqëron çështjen përkatëse. Gjithashtu metodologjia e studimit mund të bazohet njëherazi në kampionimin përfaqësues dhe atë të qëllimshëm. Ftohen qëndra/institute kërkimore, organizata me kapacitet kërkues dhe përvojë në fushën e arsimit si dhe agjensi publike të cilat kanë në fokusin e tyre fushat e sipërmendura për të dorëzuar pranë fondacionit një projekt kërkimor brenda datës 8 Tetor 2010 ora 16:00, në adresën Rr. Qemal Stafa, Pallati 120/2, Tiranë, Shqipëri. Formulari i aplikimit gjendet në faqen elektronike www.soros.al. Për më tëpër informacion kontaktoni në adresën e e-mailit: [email protected].