Punëkërkues

Teknika për një prezantim të sukseshëm

Punëkërkues Trajnim dhe edukim Punëdhënës Këshillimi i karrierës

preset01Të folurit në publik mund të jetë shumë i vështirë. Shumë njerëz i kap paniku përpara një audience relativisht të madhe. Ndaj, përgatitja kërkon praktikë disiplinore dhe përgatitje për të paraqitur një prezantim të mirë dhe me vlera. Praktika me prezantim ndërton një siguri të plotë dhe secili prej nesh përmirësohet sa herë e më shumë duke u ndjerë i rehatshëm 100%. Por fillimi i prezantimit  përpara një audience të madhe është gjithmonë i vështirë, e ndaj sic do gjë tjetër është një eksperiencë që mësohet.

Ja disa këshilla për  një prezantim sa më të sukseshëm:

-Teksti në minimum: Jo më shumë se 5 pika në renditje, dhe pse ju mund të zhvilloni debatin verbalisht duke shprehur idetë tuaj. Njerëzit do të përpiqen të lexojnë dhe nuk do i kushtojnë vëmendje asaj që ju jeni duke thënë. -Kontrolloni shkrimin: Sigurohuni që nëse ju e paraqisni prezantimin në ekran të jetë i lexueshëm. -Përdorni fotot për të marrë ide nga të gjithë. Fotot mund të ndikojnë audiencën dhe ngjallin diskutime, apo debate. - Shmangni listat e komplikuara dhe grafikët, ato janë të vështira për tu ndjekur nga audienca. - Mendoni pozitivisht. - Tregoni histori, do të ketë një impakt më të madh në audiencë se grafikët apo listat. Historitë janë të dobishme për të angazhuar audiencën tuaj. - Flisni ngadalë dhe me ton të qëndrueshëm, ndaloni kur ju duhet të merrni frymë. -Qeshni dhe bëni shaka nëse është e përshtatshme. - Mbani finalen tuaj të freskët, të pastër dhe të fuqishme. -Jini i përgatitur për ndërprerje dhe pyetje.