
Nëse jeni të sapo diplomuar që do i bashkoheni mijëra punëkërkuesve të tjerë për luftën në fushën e punës, duhet të jeni të paralajmëruar që kjo gjë mund të bëhet kaotike. Me të sapo diplomuar qe janë prekur nga kriza globale financiare, antagonizmi për të qënë i suksesshëm është bërë shumë i egër. Pra si mund të fitoni punën që ju vërtet doni në një treg konkurrues? Ndiqni këshillat më poshtë që të mësoni më shumë…
Bëni një kërkim Mësoni çdo gjë të mundshme për kompaninë: konkurrentët, përfitimet e tyre vjetore, rolin e tyre aktual nëtreg,të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen. Përfitoni një ndjesi integruese për kompaninë dhe mundohuni të gjeni ekzaktësisht se kush do ju intervistojë.
Roli juaj Praktikohuni me një shok që ka eksperiencë (të suksesshme) në intervistat për punë. Ka disa faqe nëinternet që listojnë pyetjet që përdoren më shpesh dhe pyetjet që nuk përdoren dhe aq shpesh nga intervistuesit. Shikoni një liste dhe filloni të praktikoheni.
Praktikoni shtrëngimin e duarve Duket qesharake? 95% e rekrutuesve bazojnë opinionin e tyre të parë për kandidatin nga shtrëngimi i duarve.Sigurohuni që shtrëngimi të jetë i sigurt, konfident por jo i forte.Një shtrëngim duarsh i dobët është i barabartë me një kandidat të dobët–një karakteristik që nuk do donit të perceptoheshit si i tillë.
Mësoni kulturën e kompanisë Mësoni sa më shumë për kulturën e kompanisë. Eshtë vendi i punës shumë zyrtar, dhe konservator?Nëse po, vishuni sipas vendit. Do merrni pjesë në një intervistë ku kultura e kompanisë është ndryshe nga e juaja? Nëse po, mësoni për kulturen e kompanisë para se të merrni pjesë në intervistë.
Shikoni pjesën tuaj Nga momenti që dilni nga makina ose po i afroheni ndërtesës së kompanisë, ka shumë gjasa që të jeni duke u vëzhguar nga intervistuesit. Sigurohuni që veshja juaj të jetësa më e rehatshme dhe e lirshme të jetë e mundur, pasi nuk do donit t`ju shikonin duke rregulluar veshjen tuaj dhe duke u marrë më një nervozizëm të panevojshëm. Në momentin që i plotësoni hapat më lart, ju do jeni të gatshëm të konstatoni llojin e veshjes që ju pritet që të vishni në intervistën tuaj.
Të jeni në kohë Luani me saktësi. Nëse jeni shumë herët do dukeni shumë i etur për punën, nëse jeni shumë vonë e keni humbur vendin e punës. Shkoni herët, por jo shumë herët 10 – 15 minuta përpara është një afat i pritshëm dhe i pranueshëm.
Përgatisni pyetje GJITHMONË duhet të keni një grup pyetjesh të përgatitura për momentin ”Keni ndonjë pyetje?” në fund të intervistës. Mos bëni pyetje për rrogën, shpërblimet dhe pushimet vjetore. Në vend të kësaj, zgjidhni të bëni pyetje që tregojnë interesin tuaj të sinqertë për rolin e punës, si për mundësitë e rritjes në karrierë dhe avantazhet e vendit të punës.
Çojeni deri në fund Intervistën perfundojeni gjithmonë me një letër falendërimi.Përdorni letër profesionale dhe të cilesisë së lartë duke shënuar një mesazh të thjeshtë për të shprehur mirënjohjen tuaj ndaj intervistuesit per kohën që të dhuruan. Shënoni që do prisni me padurim që të merrni përgjigje nga kompania.
Suksese!