
Të përgatisni një CV ose të plotësoni një kërkesë për punë ndonjëherë mund të duket si ushtrimi më i lodhshëm në botë, por po të mendoheni, një CV ashtu si një intervistë pune është vetëm një shans për të folur për veten tuaj kështu që kjo mund të jetë mjaft e këndshme. Ku ka gjë më të mirë për të bërë se sa të uleni dhe të flisni për veten tuaj për tridhjetë minuta? Por kur bini në një rehati të tillë, mund të bëhëni të mërzitshëm me aplikimin tuaj, kur shkruani fjali që duken klishe. Sot ato fjali janë tabu.
“Jam duke shkruajtur” Kjo fjali nuk është e përshtatshme për t’u përdorur në një CV, por më tepër mund të përdoret në një letër motivimi që disa njerëz mund t’ia bashkangjisin CV-së. Kur fjalia e parë thotë “Jam duke shkruajtur” krijon një bezdi të menjëhershme.
“Kujt i referohet” Përsëri, kjo ka të bëjë më shumë me një letër motivimi, por po ta lini të papërcaktuar këtë pjesë menjëherë do duket sikur ju a) nuk jeni përpjekur të gjeni se kush është ai të cilit po i referoheni ose b) keni bërë një aplikim të përgjithshëm. Detajet personale i tërheqin vëmendjen punëdhënësit.
“Një individ i organizuar” Po, ju jeni një individ, por duke e quajtur veten të tillë duket përsëri diçka robotike. Pse të mos përdorni “unë”? Në fund të fundit, ju nuk do e paraqisni veten si një “individ” kur të fitoni punën, por ju do jeni një “unë”.
“Më pëlqen të kaloj kohë me miqtë e mi” CV-ja juaj është e ndërtuar mbi jetën tuaj profesionale, por duhet të ketë vend për të treguar se ju keni edhe një anë tjetër, se puna nuk është funksioni juaj i vetëm. Çfarë ju pëlqen të bëni? Si i kaloni ditët tuaja kur nuk punoni? Shumica e njerëzve u pëlqen të kalojë kohë me miqtë e tyre, por duke e përmendur këtë si të ishte një hobi nuk duket si e tillë, pasi ju mund të përzgjidhni hobe të tjera tepër interesante që mund të bëni. Mendoni pak më gjerë çfarë tjetër ju pëlqen të bëni?
“Unë punoj mirë edhe në grup, edhe vetëm” Po, çdo punëdhënës do të dijë që ju mund të punoni me të tjerët dhe gjithashtu ndjeheni mirë edhe kur punoni vetëm, por kjo thënie “Unë punoj mirë edhe në grup edhe vetëm” është bërë pjesë e çdo CV-je. Ka mënyra më të mira për ta thënë këtë frazë “Përvoja ime e punës më ka ndihmuar të organizoj plotësisht kohën time dhe të punoj mirë edhe vetëm” ose “Gjatë kësaj kohe, kam mësuar se sa e rëndësishme është të punosh në ekip”. Kur shkruani një CV ose një letër motivimi duhet mbi të gjitha t’i shikoni gjërat nga një këndvështrim tjetër, të flisni për veten në një mënyrë interesante. Të jeni spektakolarë dhe më e rëndësishmja të jeni krijues.