Postuar më: May 30, 2016
Nëse synoni të arrini pozicionin më të lartë në kompaninë tuaj duhet të studioni mirë mënyrën se si duhet të veproni, sidomos në rastet kur ju mund të jeni femër. Në shumë raste barrierat mendore janë aq të forta sa ju zbrapsin në rrugën drejt karrierës. Por, për të arritur atë që doni, duhet të interesoheni, madje duhet dhe të luftoni në shumë raste. Asnjëherë mos supozoni se do të trajtoheni në mënyrë të drejtë apo të shpërbleheni drejt. Varet nga ju që të përcaktoni se çfarë kërkoni dhe më pas të paraqesni para kompanisë kërkesën për pozicionin dhe të bindni kompaninë pse ajo duhet t’ju besojë ju për këtë pozicion.