Punëkërkues

Studimi më i madh Global & Lokal i Talenteve për vitin 2020

Punëkërkues Punëdhënës Publikime dhe njoftime

Raporti i Studimit më të madh Global të Talenteve për vitin 2020.

Pas përfundimit me sukses të pyetësorit për studimin më të madh Global të Talenteve, i organizuar nga partnerët ndërkombëtarë Boston Consulting Group - BCG (bcg.com) dhe The Network (the-network.com), ku duapune.com ishte bashkëpunëtor lokal për Shqipërinë dhe Kosovën, dëshirojmë nëpërmjet këtij artikulli, t’ju njohim me disa nga rezultatet e arritura.

Rikujtojmë se synimi i këtij studimi është dokumentimi i evolucionit të vazhdueshëm të punës dhe evidentimi i tendencave e punësimit në mbarë botën. Ky studim përcakton cilat janë vendet apo destinacionet më të preferuara ose jo, për punësim dhe cilët janë faktorët që ndikojnë në këto preferenca. Në këtë studim këtë vit u përfshinë 209,000 pjesëmarrës nga 190 vende të botës.

Raporti i Studimit tregon se:

SHBA renditet pas Kanadasë, si një destinacion i preferuar pune; Lëvizshmëri e ulët prej pandemisë; Vendet e Azisë-Paqësorit, ngrihen në renditjen e vendeve të preferuara për të punuar.

Këto ndryshime në popullaritetin e këtyre shteteve si destionacione të synuara pune, pasqyrojnë edhe suksesin e këtyre vendeve në menaxhimin e koronavirusit.

Lajmin e postuar sot mund ta gjeni, si më poshtë:

DÜSSELDORF, 4 mars 2021 – rezulton se SHBA e ka humbur statusin e saj si vendi ku të huajt do të dëshironin më shumë të punonin dhe e kanë zëvendsëuar me Kanadanë që tani konsiderohet si destinacioni kryesor, sipas këtij studimi. Studimi tregon se pandemia ka pasur një ndikim të madh në qasjen e njerëzve ndaj punës jashtë vendit, duke zvogëluar interesin e tyre në përgjithësi dhe duke i prirur drejt vendeve që kanë bërë punën më të mirë për të mbajtur nën kontroll koronavirusin.

Vetëm rreth 50% e njerëzve janë të gatshëm të transferohen në një vend tjetër për punë, sipas sondazhit të këtij viti. Kjo vjen nga një nivel gatishmërie 64% në 2014 dhe 57% në 2018. Dëshira më e ulët për t'u zhvendosur u shpreh nga të anketuarit në pothuajse çdo vend në botë.

"Politikat kufizuese të imigracionit tashmë kanë dobësuar trendin e lëvizjes," tha Rainer Strack, një nga autorët e studimit dhe një partner i vjetër në BCG. “COVID është një variabël i ri që po i bën njerëzit të kujdesshëm për të marrë parasysh zhvendosjen ndërkombëtare. Dhe me rritjen e punës në distancë, shumë e mendojnë si të mundshme vazhdimin e karrierës së tyre virtualisht, pa pasur nevojë të lëvizin fare."

Raporti i detajuar i bazuar në këtë studim lançohet sot njëkohësisht në të gjitha shtetet pjesëmarrëse. Decoding Global Talent, Onsite and Virtual është botimi i tretë thelbësor i bazuar në kërkimet e vazhdueshme të BCG dhe The Network për lëvizjen e punëtorëve dhe preferencat e punëtorëve.

Për t’u njohur më tej me rezultatet dhe tendencat e lëvizjes së forcës punëtore në botë, ju mund të shkarkoni raportin nëpërmjet këtij linku:

Decoding Global Talent, Onsite and Virtual – Raport

2. Takimi online Zoom - 11 Mars.

Gjithashtu për një interpretim dhe analizë më të gjerë, si dhe me rezultatet lokale në lidhje me Shqipërinë, ju ftojmë të regjistroheni si pjesëmarrës në webinarin që do të organizohet më datë 11 Mars 2021, Ora 14:00.

Linku i regjistrimit: ZOOM

https://us02web.zoom.us/meeting/register/tZYpde2pqTMuHNwt99fHhfcq6sGz5Zxg9mmb

Pas regjistrimit ju do të merrni një email konfirmues dhe informues për takimin.

Mos humbisni këtë mundësi të mire për tu njohur me rezultate të mëdhaja.

Faleminderit

duapune.com