Punëkërkues

Spektakli “Fillon të hënën”

Punëkërkues Trajnim dhe edukim Punëdhënës Menaxhim
fillon te henen 1Administratori i kompanisë DM Consulting Services dhe i portalit për punësim online më të njohur në rajon www.duapune.com Z. Dritan Mezini përgjatë fundit të muajit Tetor deri në fillim të muajit Dhjetor 2014, ishte pjesë e jurisë së spektaklit “Fillon të Hënën”, emision i dedikuar formës më profesionale të proceseve të rekrutimit dhe punësimit realizuar në një show televiziv, i cili u zhvillua për 6 të djela rradhazi në televizionin Top Channel Albania. Qëllimi i spektaklit ishte përzgjedhja e kandidatit më të mirë për pozicionin e Menaxherit të Fushatave të Marketingut pranë kompanisë ALBtelecom dhe Eagle Mobile. Në emision morën pjesë 10 kandidatë të cilët konkurruan me njëri tjetrin dhe nën drejtimin dhe supervizimin e Konsulentit Z. Dritan Mezini dhe dy anëtarëve të tjerë. Gjatë këtij programi konkurrentët për pozicionin, u përfshinë në disa projekte dhe hapa për vlerësimin e aftësive të tyre personale dhe profesionale. Programi u përmbyll suksesshëm duke zgjedhur kandidatin më të mirë, i cili u punësua menjëherë në kompaninë Albtelecom dhe Eagle në pozicionin e Menaxherit të Fushatave të Marketingut.