
Kandidatët shpesh nuk i kushtojnë rëndësi praktikës së përgjigjeve për këtë pyetje, edhe pse është një pyetje e zakonshme. Kur i pyesin kandidatët “Përse duhet të të punësoj”, mund të jetë pak stresuese sidomos kur nuk jeni të sigurtë nëse arsyet që do jepni nuk janë të mjaftueshme për intervistuesin. Megjithatë, është e rëndësishme që të përgatiteni për këtë pyetje, sepse nëse jua bëjnë këtë pyetje dhe nuk ktheni një përgjigje të mirë, të jeni të sigurtë se konkurenti juaj do e ketë përgatitur përgjigjen dhe vendi i punës do shkojë tek ai!
Përse bëhet kjo pyetje? Kjo pyetje e ka një qëllim. E gjithë çështja e intervistës është që t’i tregoni intervistuesit se jeni kandidati më i mirë për këtë vend pune. Pra të gjithë pjesët e intervistës kanë të fshehur vetëm pyetjen se përse duhet t`ju zgjedhin ju. Sidoqoftë, kjo është një mundësi për ju që të shkëlqeni dhe të thoni me pak fjalë arsyet se përse jeni kandidati më i mirë për këtë pozicion dhe të tregoni se: • Jeni punëtor dhe që do jepni rezultate fantastike. • Do jeni një aset i rëndësishem për punën në grup. • Nëse ju punësojnë kompania do përfitojë më shumë se sa do përfitoni ju. • Keni aftësitë dhe eksperiencën e duhur për tu dalluar dhe të kontribuoni në kompani.
Si t’i përgjigjeni pyetjes? Kjo është pjesa ku mund t’i bëni përshtypje intervistuesit; padyshim që nuk është koha që të jeni modest. Ajo që duhet të bëni është të zgjidhni arsyet ideale se përse duhet t`ju punësojnë. Është më mirë t’i mbani shënim përgjigjet para se të shkoni në intervistë që ta keni më të lehtë t’i kujtoni në intervistë. Arsyet tuaja duhet të përshtaten me përshkrimin e punës. • Cilat janë aftësitë tuaja më të rëndësishme për këtë pozicion pune. • Cilat janë kualifikimet tuaja më të rëndësishme. • Cilat janë arritjet tuaja më të mëdha. • Çfarë eksperience keni. • Përse jeni më të mirë se kandidatët e tjerë. Në momentin që i mbani shënim këto gjëra duhet edhe t’i përgjigjeni. Një gjë e rëndësishme është që të përgjigjeni shkurt, afërsisht 1 – 2 minuta dhe të jeni entuziast dhe konfident për pozicionin e ri. Një shembull i përgjigjes do ishte: “Përshkrimi i punës duket perfekt për mua. Kam tre vjet eksperiencë pune në marketing dhe një eksperiencë të sukseshme në fushatat reklamuese. Gjithashtu, kam zhvilluar aftësitë e mia të komunikimit duke punuar me grupe të mëdha dhe me disa menaxherë. Kam eksperiencën e duhur për të bërë ndryshimin në kompaninë tuaj që nga dita e parë dhe jam shumë entuziast me iden që mund të punoj në një kompani kaq dinamike.” Ky shembull është i mirë sepse tregon eksperiencën, kualifikimet, arritjet, aftësitë dhe entuziasmin. Të gjitha këto janë pozitive për çdo kompani që do aplikoni. Çfarë të mos bëni: • Të përgjigjeni me një fjalë dhe pa u përgatitur. • Duhet gjithmonë të përgatisni në një fletë përgjigjet tuaja dhe t’i praktikoni para intervistës. • Të mos jeni shumë modest; mos harroni se po përpiqeni t’i bëni reklamë vetes. • Të jepni përgjigje të përgjithshme nuk është gjë e mirë; përpiquni të jepni përgjigje specifike në bazë të përshkrimit të punës. • Mos flisni shumë, çdo intervistues e urren dikë që flet 5 – 10 minuta. Pyetja është e thjeshtë nëse shikoni përshkrimin e punës. Duhet të jeni të vetëdishëm për aftësitë, eksperiencën dhe kualifikimet tuaja që të jeni të aftë t’i përmblidhni këto në një përgjigje të mbledhur. Mos harroni të jeni konciz, me vetëbesim, entuziast dhe të praktikoni përgjigjet tuaja.