Punëkërkues

Si ti përgjigjeni pyetjes “Cila është forca juaj më e madhe?”

Punëkërkues Punëdhënës Këshillimi i karrierës
Një pyetje e projektuar për të kapur të intervistuarin të papërgatitur, apo një pyetje e rëndësishme e bërë me interes të mirëfilltë nga intervistuesi“Cila është forca juaj më e madhe?” Çështja është se, pyetja është e urryer nga të gjithë ata që duhet ti përgjigjen. Të 'krenoheni' për forcën tuaj më të madhe është e mjaftueshme për të bërë dikë të serviloset, por për disa prej nesh, mund të jetë tepër e vështirë të dimë se cilat "pika të forta" janë me vlerë për tu përmendur. Pse bëhet kjo pyetje? Arsyet kryesore se pse bëhet kjo lloj pyetje është për të vënë kandidatin nën presion, për të gjetur pikat e forta të kandidatëve, dhe për të përcaktuar karakterin e kandidatit kur vihet në siklet. Rekrutuesi mund të kuptoj nëse jeni kandidati i duhur për punën duke shqyrtuar pikat tuaja të forta dhe kështu që mund të përcaktoj nëse ato aftësi janë të nevojshme për biznesin e tyre. Pikat tuaja të forta vijnë nga aftësitë tuaja ... Mund të jetë e vështirë të dini se çfarë duhet të përmendni kur pyeteni se cilat janë pikat tuaja më të forta, por duhet të dini se pikat tuaja të forta në thelb janë aftësitë tuaja. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se kur përshkruani forcat tuaja, duhet të jepni edhe një shembull se si ju i përdorni forcat tuaja për të zgjidhur, përfituar nga një situatë. Kjo do të ndihmojë intervistuesin të kuptoj se si ata mund të vënë pikat tuaja të forta në përdorim. Më poshtë janë kategorizuar llojet e pikave të forta që ju mund të përmendni në intervistën tuaj: 1 . Aftësi të njohurive bazë: Këto janë aftësitë që keni fituar përmes edukimit dhe eksperiencave. Aftësitë kompjuterike, aftësitë e gjuhës dhe aftësitë matematikore mund të përfshihen në këtë mes. 2 . Aftësi të transferueshme: Aftësi që ju mund ti transferoni nga dega juaj në punën tuaj siç janë komunikimi, aftësitë analitike, planifikikuese dhe organizative. 3 . Veçoritë personale: Cilësitë të cilat janë unike tek ju si besueshmëria, fleksibiliteti, përpikshmëria dhe aftësia për të punuar në grup të cilat zakonisht nuk mund të mësohen në një klasë. Çfarë duhet të bëni është të uleni dhe të mendoni se cilat janë aftësitë që ju keni në këto tre fusha. Ju keni fituar shumë aftësi kështu që nuk do të jetë shumë e vështirë. Mundohuni që të keni një listë me të paktën pesë pikat tuaja më të forta të përhapura në tre fusha. Sigurohuni që të keni shembuj për të mbështetur të gjitha forcat tuaja. Është gjithmonë mirë që të përmendni aftësi të vërteta pasi kështu ju mund të jeni më të bindshëm. Megjithatë nganjëherë mund të jetë e vështirë të keni shembuj se për kur i përdorët aftësitë tuaja. Kjo është një fushë ku në qoftë se keni nevojë, ju mund ti lejoni vetes një të vërtetë të caktuar, sepse në fund të fundit, ju jeni duke i treguar atyre një ngjarje, megjithatë, është gjithmonë më mirë të jepni shembuj nga jeta juaj reale. Këshilla të dobishme 1. Shmangni përgjigjet e përgjithshme Nëse ju flisni për pikat tuaja të forta në përgjithësi atëhere intervistuesi do e kuptoj menjëherë. Mos përdorni fjalë si "lojtar i ekipit " dhe "aftësitë e njerëzve”. Të jeni më specifik në lidhje me anët tuaja të forta, të përdorni fjalë të tilla si ”ndërtimi i marrëdhënieve” dhe tregoni kur keni patur nevojë për ti përdorur këto aftësi për të arritur diçka të rëndësishme. Dilni nga turma duke mos përdorur të njëjtat forca të përgjithshme që përdorin të gjithë të tjerët! 2. Përdorni aftësi të përshtatshme me punën Përqëndrohuni në aftësitë që përputhen me nevojat e punëdhënësit. Ju duhet të flisni për aftësi relevante që mund të sillni në vendin e punës. Mos harroni çdo gjë duhet të jetë e përshtatur me punën në dorë. 3. Sigurimi që fuqitë tuaja të jenë të adaptueshme Pritshmëria e intervistuesit është që ju ti keni përgjigjet gati. Ata gjithashtu do përpiqen të testojnë përshtatshmërinë tuaja, kështu që të jeni të përgatitur. Ju duhet të jeni në gjendje të përshtasni përgjigjet tuaja në çdo situatë kështu që mos harroni të jeni të përgatitur. Çelësi i përshtatshmërisë është përgatitja. 4. Të jeni gjithmonë të përgatitur Përgatitja dhe praktika janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Ju dëshironi që të jeni në gjendje të flisni në mënyrë bindëse në lidhje me forcat tuaja. Në fund të fundit, ju jeni duke u përpjekur të shisni veten tuaj në intervistë duke folur për anët e forta që ju keni. Nëse nuk jeni konfident kur jeni duke folur për pikat tuaja të forta atëhere s’do e fitoni vendin e punës ju duhet të jeni në gjëndje që t'i bindni ata që me të vërtetë i keni këto aftësi. Lexoni përgjigjet pa pushim dhe sigurohuni që i dini se cilat janë forcat tuaja. Mos harroni të jepni përgjigje konçize. Përgjigja juaj duhet të jetë 1-2 minuta e gjatë. Për sa kohë që i keni përgatitur pyetjet, ju do të jeni në rregull! Kjo natyrisht vetëm në rast se nuk ngrini ose nuk dilni nga dhoma e intervistimit në një gjëndje paniku! Gjithashtu një pikë që duhet përmendur është të shmangni kopjimin e një përgjigjeje që ju shihni në internet sepse intervistuesi me siguri e ka parë atë. Përdoreni atë si një shembull, por kurrë mos e kopjoni atë 100%. Po të jeni unik do të dalloni për arsyet e drejta.