Punëkërkues

Si t’i përgjigjemi pyetjeve të përherëshme në një intervistë pune

Punëkërkues
Foto 17Një provim në shkollë do të ishtë shumë herë më i lehtë nëse ju do të kishit një kopje të pyetjeve më parë. Në mënyrë të ngjashme, ju do te ndjeheshit më të lirshëm dhe të sigurtë gjatë intervistës së punës nëse i dini paraprakisht disa nga pyetjet që punëdhënësi do t’ju drejtojë. Disa nga pyetjet që ju do t’i hasni gjithmonë në një intervistë pune janë:  Në këtë mënyrë visheni zakonisht?  Ndoshta kjo nuk është pyetja që do të dëgjoni prej tyre me zë të lartë, por kjo është gjëja e parë që ata do të mendojnë për ju sapo ju të dini para tyre. Veshja juaj duhet të jetë e përshtashme me pozicionin tuaj, që do të thotë se nuk mund të visheni me rroba të përditshme sepse do të dukeni jo profesional dhe gjithashtu duhet të shmangni tatuazhet e dukshme apo vathët (piercing) në fytyrën pasi ato mund të jenë të papranueshme për kulturën e kompanisë. Flisni për veten tuaj. Zakonisht, për të “thyer akullin” në fillim të një bisede, intervistuesi ju lë juve mundësinë të prezantoni veten tuaj. Nuk duhet të harroni që nuk po përshkruani thjesht veten tuaj, po përshkruani kandidatin, i cili me aftësitë e tij duhet të fitojë vendin e punës. Pse jeni i interesuar për këtë pozicion? Punëdhënësi i vlerëson më shumë ata kandidatë që shprehen në mënyrë spsecifike se janë të lumtur që po punojnë për këtë kompani dhe se pozicioni i punës gjithashtu iu duket interesant. Nuk duhet të thoni se po aplikoni për këtë punë sepse keni nevojë për para. Çfarë dini për kompaninë tonë? Siç u përmend dhe më sipër, kompanitë preferojnë kandidatët që realisht pëlqejnë të punojnë me këtë kompani, ata duan të dinë nëse keni bërë kërkime të mëparshme për kompaninë. Ju duhet të flisni për emrin e kompanisë, misionin e saj, produktet apo shërbimet që ajo ofron dhe sesi ju do të kontribuoni në këtë kompani nëse punësoheni. Cilat janë pikat tuaja më të forta? Në dukje është pyetje e thjeshtë pasi ju mund t’i dini se cilat janë aftësitë ku ju keni më shumë avantazhe. Megjithatë, merreni më seriozisht këtë pyetje. Përmendni ato pika të forta tuajat që ju mendoni se do t’ju bëjnë të suksesshëm në pozicionin ku po aplikoni. Nuk duhet të deklaroni pika të forta nëse nuk i keni dhe as nuk duhet të thoni se ju keni shumë pika të forta apo se jeni i mirë në gjithëçka. Cilat janë pikat tuaja më të dobëta? Kjo pyetje mund të duket e ndërlikuar, por mund t’i përgjigjeni me pak zgjuarsi. Nuk duhet të thoni se nuk keni asnjë pikë të dobët apo se jeni perfekt, pasi do të dukeshit si gënjeshtar. Ju duhet të thoni patjetër diçka, ndoshta mund të zgjidhni një pikë të dobët që nuk ka shumë lidhje me këtë pozicion pune dhe të shpreheni se jeni duke u përpjekur për ta përmirësuar atë. Kjo do të tregojë se ju jeni një njeri reflektues me dëshirën dhe vullnetin për të mësuar dhe për t’u përmirësuar. Më tregoni një situatë me të cilë jeni përballur dhe si e zgjidhët atë. Me këtë pyetje punëdhënësi kërkon të dijë sesi silleni ju kur jeni para një sfide. Ju mund të tregoni ndonjë konflikt që mund të keni pasur, sesi e keni zgjidhur atë në mënyrë profesionale dhe se çfarë mësuat ju nga kjo situatë. Në këtë mënyrë ju tregoni se mund t’i zgjidhni vetë sfidat tuaja, të qëndroni të qetë dhe të mendoni në mënyrë strategjike për zgjidhjen e këtyre situatave. Pse u larguat nga puna juaj e fundit? Nëse ju jeni larguar me dëshirë nga puna e fundit, mund të shpreheni se jeni duke u përpjekur të zhvilloni karrierën tuaj dhe mendoni se ky pozicion ofron më shumë mundësi se ai që sapo keni lënë. Nëse ju kanë pushuar nga puna, mund ta shpjegoni këtë situatë, por pa përfshirë detajet negative. Ku e shihni veten pas 5 vjetësh? Në varësi të rolit apo të nivelit në punën tuaj, ju nuk mund të pretendoni që edhe pas 5 vjetësh do të vazhdoni të jeni në të njëjtin pozicion, pasi shumë njerëz duan të rriten në karrierë me kalimin e viteve. Gjithashtu mos u përgjigjni se e mendoni veten si një sipërmarrës i ri duke krijuar një kompani tuajën. Përgjigja e duhur do të ishte “Kjo punë do të më ndihmojë të rritem në karrierë dhe do të përpiqem që me punën time edhe kompania të jetë e suksesshme. Pse duhet të punësojmë ty? Nuk duhet të përgjigjeni “kam nevojë për këtë punë”. Kjo është një pyetje ku punëdhënësi ju jep mundësinë të reklamoni veten dhe të shpreheni entuziastë dhe të gatshëm për këtë pozicion pune. Keni ndonjë pyetje për ne? Tani është rradha juaj të merrni kontrollin e intervistës. Nëse bëni pyetje të zgjuara tregoni se keni njohuri për kompaninë dhe se ju realisht jeni duke menduar sesi mund të kontribuoni në të. Mos bëni pyetje si: “Sa do të paguhem?” ose “Sa ditë zgjasin pushimet?”.