
Dihet që jemi në një periudhë krize. Punët vakante janë ulur ndjeshëm madje kompanitë janë duke ulur numrin e punonjësve të tyre. Nëse ju jeni një nga këta njerëz që nuk keni gjetur vend pune apo jeni bërë të tepërt, ka shumë hapa konstruktivë që ju mund të merrni.
Rivlerësoni prioritetet tuaja financiare Si fillim, ju duhet ti bëni një shikim të hollësishëm buxhetit tuaj. Për shembull, nëse ju jeni duke bërë kursime, duhet ta anulloni këtë sepse do ju duhen para për shpenzimet e përditshme.
Rishfaqni aftësitë tuaja më të rëndësishme Nëse jeni pa punë ju duhet të luftoni dhëmb për dhëmb me kandidatët e tjerë. Kështu, duhet të fokusoheni në aftësitë që do ju bëjnë të qëndoni mbi të tjerët. Kërcimi salsa mund të jetë një hobi shumë i këndshëm por do ju duhen aftësi të lidhura me punët që po kërkoni. Një mënyrë e mirë për të filluar është të shikoni reklamat e punëve në sketorin tuaj dhe të punoni me aftësitë dhe kualifikimet që nevojiten. Flisni me njerëzit e tjerë që janë në profesion dhe zbuloni se cilat janë aftësitë që kërkohen më pak dhe ato që kërkohen më shumë. Më pas fokusohuni në përmirësimin e tyre.
Mos u demoralizoni Nëse ju e ndieni veten se jeni zhytur në dëshpërim, atipati dhe pasivitet të plotë atëher duhet ta nxirrni veten sa më shpejt që të jetë e mundur nga kjo. Këtë mund ta arrini duke dalë më shpesh nga shtëpia edhe nëse nuk e ndieni për ta bërë. Ose ju mund të motivoni veten duke blerë gjëra jo të shtrenjta si psh CD muzike. Së fundmi përpiquni ta mbani veten të pastër dhe në formë të mirë fizike. Dukuni bukur dhe ndihuni mirë.