Postuar më: April 8, 2011
Duke qenë autentikë nuk është kusht për të qenë të vrullshëm. Të gjithë ne kemi zakone të pakëndshme të cilat janë të lindura, por kjo nuk do të thotë se duhet të pretendojmë të punojmë, kur këto sjellje lëndojnë apo dëmtojnë progresin e të tjerëve në mjediset e punës. Për këtë duhen gjetur mënyra se si të modifikojmë sjelljet tona për të mirën tonë dhe të shoqërisë që na rrethon:
1. Gjeni se çfarë mendojnë të tjerët. Ju nuk mund të dini se cilat janë shprehitë tuaja të pahijshme. Pyesni një kolegun tuaj të besuar se “Çfarë e bën të vështirë për të punuar me ty?”. Dëgjoni me kujdes dhe mos u përpiqni të përgjigjeni, të shpjegoheni, të justifikoheni, apo të mbroheni. 2. Gjeni një mundësi. Në një rast të veçantë do t’ju duhet të silleni ndryshe, çfarë do të bëni në vend që të shmangni sjelljet ofenduese? Bëni një premtim për ekipin apo kolegët tuaj se herës tjetër do të veproni ndryshe. 3. Paguaj çmimin. Angazhohuni të ndryshoni dhe t’i qëndroni besnik premtimit tuaj edhe pse duhet të paguani një çmim. Sigurohuni që çdo kosto për ju është edhe konstruktive.