Punëkërkues

Si te rritem profesionalisht?

Punëkërkues Trajnim dhe edukim Këshillimi i karrierës

Pyetje nga lexuesi i blogut: Si te rritem profesionalisht?

Përgjigje: Pershendetje, ju falenderojme per interesimin. Pët t'ju përgjigjur kësaj pyetje, do dëshironim të dinim në çfarë fushe doni të rriteni profesionalisht? Pasi t'i jeni përgjigjur kësaj pyetjeje do keni kryer hapin e parë drejt rritjes suaj profesionale. Duhet ta keni të qartë çfarë kërkoni të bëni në jetën profesionale dhe ku e shikoni të ardhmen tuaj.

1. Kërkoni më shumë nga vetja. Nëse puna juaj aktuale ju duket e thjeshtë dhe jo motivuese, atëhere nuk po punoni me veten në maksimum. Sa më shumë sfidoni veten, aq më shumë mësoni, rriteni dhe fitoni vlera. Merrni më shumë përgjegjësi dhe tregoni vlerat tuaja.

2. Informohuni, përditësohuni. Cili është informacioni më i fundit që keni mësuar? Përditësohuni me të rejat më të fundit nga fusha që ju intereson. Regjistrohuni nëpër blogje apo website të ndryshme ku mund të përfitoni diçka. Në këtë mënyrë do të ecni gjithmonë me të njëjtin hap me risitë që ju interesojnë. Këto njohuri do t'ju ndihmojnë të punoni më mirë.

3. Njihni njerëz të rinj. Mundohuni të njihni të paktën një ose dy persona të rinj çdo ditë. Në këtë mënyrë do të rrisni numrin e kontakteve tuaja dhe t'ju hapen më shumë mundësi. Një nga qëllimet tuaja për këtë vit duhet të jetë kthimi i jetës suaj në një event të madh lidhjesh dhe kontaktesh.