Postuar më: June 3, 2013
Nëse përgjegjësitë në punë po ju lodhin, ose ngjarjet në shtëpinë tuaj po ju bëjnë të ndiheni të lodhur, menaxhimi i një dite pune ndërsa ndiheni kështu mund të jetë një lodhje e vërtetë. Gjithçka që doni të bëni është të mbyllni sytë dhe të filloni një gjumë të thellë, por ju duhet të vazhdoni me punën tuaj. Pavarësisht arsyeve të lodhjes suaj, është e rëndësishme që ju të mësoni disa teknika që ju ndihmojnë për të qenë i fokusuar dhe vigjilent në punë.
Përdorni teknikat më poshtë që iu ndihmojnë sesi të jeni më vigjilent në vendin e punës.
Ushqeni trupin tuaj
Ushqime dhe pije të caktuara luajnë një rol kryesor në mbajtjen e niveleve të vigjilencës. Uji shfuqizon efektet e lodhjes dhe keqëson përqëndrmin, ndërsa përmirëson qarkullimin e oksigjenit në trup. Të hash një mëngjes të pasur me fibra, bulmet dhe fruta i jep trupit tuaj nxitjen kryesore për të qëndruar vigjilent. Frutat, arrat, perimet dhe çokollata e zezë përmban gjithashtu stimuj natyral, kështu qëndroni te këto sesa të hani një kek ose ushqime të paketuara.
Në kohën e drekës, hani peshk ushqimi më i mirë në botë. Peshku është shumë i mirë për fuqinë e trurit. Në të kundërt, hani një vakt të pasur me karbohidrate (bukë të zezë, makarona ose rizoto me perime dhe fasule.) Lëvizni nga tavolina juaj
Përpiquni të ngriheni nga tavolina juaj rregullisht. Edhe 2 minuta larg nga tavolina do të gjallërojnë mendjen tuaj dhe do t’ju japi një perspektive të freskët të punës suaj. Në të kundërt, nëse nuk largoheni dot nga tavolina, ngrihuni ndërsa jeni duke punuar. Kjo ju ndihmon që të qëndroni të fokusuar. Fikni kondicionerin.
Të punosh në një ambient të ngrohtë ju bën të ndiheni të rehatshëm, përgjumësh dhe komod. Ulni temperaturën, hapni një dritare dhe pini diçka të ftohtë për të qëndruar vigjilent. Bëni ushtrime
Nuk keni me çfarë të merreni në pushimin e drekës? Bëni një shëtitje! Bërja e ushtrimeve në ajër të pastër është mënyra më e mirë për të freskuar mendjen. Pushimet e shkurtra rrisin produktivitetin, kështu që a ka mënyrë më të mirë se sa të bëni një shëtitje?
Dëgjoni muzikë
Muzika ju ndihmon në gjendjen tuaj emocionale. Krjoni një listë me këngë që ju ndihmojnë dhe iu mbajnë aktiv për të kaluar ditën