
Ndërkohë që situata po shkon drejt normalizimit të paktën në vendin tonë, shumë prej jush janë ende në shtëpi duke punuar online dhe duke u kujdesur njëkoësisht për familjarët. Ky artikull ndihmon pikërisht ata të cilët po përballen me stresin e menaxhimit të kohës mes punës dhe familjes. Kemi menduar t’ju ndihmojmë sado pak me disa këshilla. Për të qenë më produktivë duke punuar nga shtëpia, ndiqni këshillat e mëposhtme:
- Ndani hapësirën tuaj të punës nga hapësira e shtëpisë tuaj
- Organizoni kohën për në shtëpi dhe kohën e punës
- Adoptoni dy mënyra: një për jetën në shtëpi dhe një për punë
- Vendosni kufij për veten dhe të tjerët
- Mos e zhvendosni vëmendjen në gjëra te tjera
- Kujdesuni për mirëqenien tuaj fizike dhe mendore dhe për njerëzit me të cilët jetoni
Zgjidhni një nga këshillat e mëposhtme për të kapërcyer sfidat dhe streset e punës në mënyrë produktive nga shtëpia.
- Caktoni një vend të veçantë brenda shtëpisë tuaj si hapësirë pune
Ju mund të jeni me fat nëse keni një hapësirë në shtëpinë tuaj që mund ta mbani si një mjedis pune gjysmë të përhershëm, në të kundërt do të duhet të ndani hapësirën me anëtarët e familjes. Kështu që nëse nuk keni një dhomë të veçantë për t'a përdorur tërësisht per vete, zgjidhni një vend në shtëpinë tuaj ku ka më pak gjasa të shpërqendroheni. Disa alternativa të hapësirës së punës:
- Një qoshe e rregulluar me kujdes e një dhome gjumi
- Tryeza e dhomës së ngrënies
- Tavolina e kuzhinës
- Dhomë gjumi rezervë
- Zona e korridorit
- Zona nën shkallët
- Papafingo
Bëjini vetes pyetjet e mëposhtme kur zgjidhni një vend në shtëpi si hapësirën tuaj:
- Kush tjetër e përdor këtë hapësirë?
- Nëse dikush tjetër e përdor këtë hapësirë, a duhet ta përdorë atë gjatë orarit tim të punës?
- A mund të zhvendoset me lehtësi përmbajtja e kësaj hapësire?
- A ka ndriçim të mjaftueshëm në mungesë të dritës natyrale?
- Si do të ndikojë përdorimin im i kësaj hapësire në pjesën tjetër të familjes
- Vendoni se kush mund të hyjë në hapësirën e punës dhe kur mund të hyjë
Eshtë thelbësore që të përcaktoni me njerëzit që jetoni mënyrën se si do të përdoret hapësira juaj e punës dhe kush është në gjendje të hyjë. Nëse është e mundur, siguroni një orar për njerëzit me të cilët jetoni, në mënyrë që ata të dinë kur ata mund t'a përdorin. Një shënim "Mos më shqetësoni" në derë mund të jetë e dobishme.
- Përcaktoni orarin tuaj të punës me anëtarët e tjerë të familjes
Duke përcaktuar një orar të rregullt pune, ju po dërgoni një mesazh të qartë se koha e punës është koha e punës
- Përcaktoni periudha specifike gjatë ditës kur mund të keni kohë per aktivitetet shtëpiake
Po aq e rëndësishme sa të thoni kur nuk jeni të disponueshëm është edhe të thoni kur mund të jeni të disponueshëm. Gjërat për të cilat mund të planifikoni kohë mund të jenë:
- Kryerja e punëve të shtëpisë
- Ndihmoni një pjestar familje në punën e tyre
- Koha e lojës me fëmijët
- Mësimet në shtëpi me fëmijët
- Mos e zhvendosni vëmendjen nga koha juaj e përcaktuar dhe sigurohuni që njerëzit me të cilët jetoni të respektojnë këto kufij.
- Bëni pushime të rregullta gjatë ditës për të siguruar produktivitetin dhe për të minimizuar lodhjen
Sigurohuni që të bëni pushime të rregullta nga puna juaj, nëse përdorni kompjuter, makineri ose lexoni libra. Bëni diçka qe nuk ka lidhje me punën gjatë pushimit tuaj. Si p.sh.:
- Kushtojini vëmendje fëmijëve tuaj
- Kushtojini vëmendje kafshës tuaj
- Telefononi një të afërm
- Merrni pak ajër të pastër jashtë
- Zgjidhni një enigmë
- Merrni një sy gjumë
- Praktikoni teknikën "Pomodoro" për të bërë më shumë gjatë ditës tuaj të punës
Me pak fjalë, kjo teknikë e menaxhimit të kohës përfshin:
- Vendosni një kohëmatës për 25 minuta
- Punoni në një detyrë të vetme për ato 25 minuta
- Ndërprisni punën kur mbaron koha
- Beni një pushim të shkurtër prej rreth 10 minutash
- Perserisni procesin
- Mbani shënime se sa 25-minutëshe të kohës së punës marrin detyra të zakonshme
Kjo praktikë me afat kohor ju mundëson te krijoni një mentalitet ku mund të përqendroheni në mënyrën më të mirë në detyrën në fjalë. Me kalimin e kohës, do të kuptoni më mirë se sa kohë ju marrin detyrat dhe projekte të ndryshme. Ne ju rekomandojmë të mbani një regjistër të thjeshtë se sa 25-minutëshe kohë shpenzoni për secilin projekt në një drive-spreadsheet. Përshtatur nga Emi Oga
Për të lexuar të plotë artikullin, burimi: https://www.totaljobs.com/advice/how-to-balance-work-and-family