CV-ja duhet të përditësohet vazhdimisht Seleksionuesit shpesh bazohen në atë që keni shkruar dhe gjatë intervistës mund t’jua vënë në dukje faktin që cv-ja juaj nuk është përditësuar me detajet e dala në pah gjatë intervistës. Mundohuni të përgatisni
një prezantim prej tre minutash mbi veten, jo vetëm me detaje mbi karrierën tuaj; personi që keni përballë do të njohë edhe aspekte të tjera të jetës tuaj: nga vini, intresat tuaja dhe cilësitë personale.
Përgatituni t’i përgjigjeni pyetjeve të vështira Ushtrohuni mbi përgjigjet që u duhen dhënë pyetjeve si: “Çfarë dini të bëni më mirë?”, “Cilat janë pikat tuaja të dobëta?”, “Çfarë objektivash keni arritur?”, “Pse duhet të zgjedhim juve për këtë pozicion?”. Ndoshta nuk do t’ju bëhen këto pyetje, por do të ndiheni më të sigurtë nëse përgjigjet i keni përgatitur përpara. Asnjëherë intervistat e punës nuk janë të ngjashme 100%, por kanë disa karakteristika të përbashkëta. Një intervistë pune mbetet gjithmonë një ftesë nga punëdhënësi juaj i mundshëm, i cili ka interes t’ju njohë e vlerësojë, nga ana personale dhe profesionale. Nuk jeni duke u marrë në pyetje nga policia dhe as ju kanë ngritur në mësim.