Punëkërkues

Si të krijojmë një kulturë të re bashkëpunimi

Punëkërkues Trajnim dhe edukim

globalGlobalizimi ka krijuar mundësinë që punonjësit të bashkëpunojnë dhe të komunikojnë me të gjithë njerëzit nga pjesë të ndryshme të botës. Megjithatë, shumica e punonjësve nuk kanë të njëjtin nivel arsimi në krahasim me pjesën tjetër aq sa të mund të bashkupunojnë me ta. Për këtë gjë duhet pasur parasysh krijimi i një kulture dhe fryme të re bashkëpunimi duke ndjekur këshillat e mëposhtme:

1. Bashkojuni një ekipi ndërkombëtar. Nëse nuk jeni duke punuar vetëm, atëherë përpiquni të gjeni mundësi për të punuar dhe bashkëpunuar me njerëz nga vende dhe kultura të ndryshme. 2. Ftoni për drekë një koleg të huaj. Pyesni kolegun tuaj se si njerëzit arrijnë të krijojnë besim në vendin e tij dhe cilat janë vlerat më të mira të kulturës së tij. 3. Bëni pushime. Përfshihuni në një kulturë tjetër dhe atëherë do të kuptoni se si bëhen gjërat aty. Qëndroni larg nga vendqëndrimet turistike dhe sigurohuni të keni kontakt sa më shumë të jetë e mundur me vendasit.