
Hapi i parë i rëndësishëm për të kërkuar punë është duke planifikuar një strategji për punë. Thojini vetes tuaj se mund të keni fat dhe rezultat nëse bëni durim, jeni të vendosur dhe të fokusuar.
Bëni planet Në të njëjtën mënyrë që ju shkruani një listë para se të shkoni në supermarket po ashtu duhet të bëni një listë të çështjeve kryesore që duhen para se të filloni kërkimin. Nëse doni që kërkimi juaj për punë të jetë i sukseshëm ju duhet ta trajtoni atë si një projekt. Elementët çelës të një projekti të sukseshëm janë:
Vendosni qëllimet- qëllimi përfundimtar për kërkimin e punës është që të keni një punë, por qëllimi juaj duhet të jetë më i detajuar se kaq. Detajet kanë të bëjnë me punën, kompaninë, vendodhjen, orët e punës ose çdo gjë tjetër që mund të jetë e rëndësishme për ju.
Bëni një listë- është e pamundur të dini se sa do ju zgjasi koha që kërkoni punë por sigurisht ju nuk doni që të zgjasë përgjithmonë. Që gjithçka të ecë mirë ju duhet të dini numrin e aplikimeve që keni bërë, numrin e përgjigjeve që keni marrë, numrin e intervistave, takimet me agjensitë e rekutimit dhe eventeve që keni ndjekur. Duke bërë këtë listë ju nuk do të ngatërroni intervistat me njëra tjetrën apo nuk do të bëni të njëjtat aplikime.
Mblidhni informacione- mbildhni informacione për kompanitë. Kërkimi në internet është një nga burimet më të mira.
Tregohuni të shkathët- nëse shihni një vend të lirë që ju pëlqen mos rrini të mendoheni por kapni situatën.
Përshtatuni- nëse plani juaj për të kërkuar punë nuk po funksionon mos vazhoni të trokisni në të njëjtën derë të vjetër. Bëhuni gati të ndryshoni strategji. Bëjini këto pyetje vetes nëse doni të jeni të sukseshëm gjatë kërkimit të punës: • Pse dua të filloj punë? • Në çfarë lloj kompanie dua të punoj? • Ku reklamohen punët që unë kërkoj? • A i kam unë aftësitë që nevojiten për të bërë këtë punë?