Punëkërkues

Si të keni sukses me intervistat në telefon

Punëkërkues Këshillimi i karrierës
phone_interview_0Përgatituni
  • Praktikoni intervistën me një mik ose planifikoni një praktikë intervistimi në Qëndrën për Zhvillimin e Karrierës.
  • Përgatisni dy nga tre pyetjet që të pyesni punëdhënësin për pozicionin e punës ose pyesni për detaje specifike në lidhje me kompaninë të cilat nuk mund t’i gjeni online.
  • Gjeni një vend të qetë për intervistën dhe ku nuk ju shqetësojnë (për shembull. lajmëroni paraprakisht shokët tuaj të dhomës ose familjarët që gjatë kohës së intervistimit ata nuk duhet t’ju shqetësojnë).
  • Përgatisni një faqe me shënime që pasqyrojnë kërkimet tuaja për kompaninë; mbajeni këtë fletë afër së bashku me rezymenë tuaj për t’u referuar kur është e nevojshme.
  • Mbani një laps dhe letër gjatë intervistës për të marrë shënime të nevojshme.
  • Ndaloni pritjen e telefonatave për të parandaluar telefonatat hyrëse. Merrni në konsideratë përdorimin e një telefoni fiks në vend të celularit tuaj që të parandaloni ndërprerjet e panevojshme.
Tregohuni profesional
  • Kur i adresoheni punëdhënësit tuaj duhet t’i referoheni me Z. ose Znj. pasuar mbiemrin e tij/saj. Flisni ngadalë dhe shprehuni qartë – gjatë kësaj kohe shmangni ngrënien e çfarëdolloj ushqimi.
  • Mbani një gotë më ujë në duar, në rast se ju thahet goja.
  • Merrni kohën që ju duhet – është e pranueshme të merrni një moment për të përmbledhur mendimet tuaja.
  • Jepni përgjigje të shkurtra që zgjasin përreth vetëm një minutë.
  • Vishni rroba profesionale, qëndroni drejt dhe flisni në telefon ndërkohë që rrini përpara pasqyrës, kjo do të bëjë të keni një performancë më të mirë gjatë intervistës.
  • Qeshni njësoj si do ta bënit në një intervistë ballë për ballë - kjo projekton një imazh pozitiv te dëgjuesi.
  • Falenderoni intervistuesin për kohën e tij.
Shkojini deri në fund.
  • Mbani shënime për çfarë u pyetët dhe si u përgjigjët – kjo mund t’ju ndihmojë nëse keni fatin të intervistoheni ballë për ballë.
  • Dërgojini një falenderim ose e-mail brenda 24 ose 48 orëve pas intervistimit – pasqyroni bisedimet më kyçe që keni bërë dhe se si aftësitë tuaja përputhen me kërkesat e punës.