Punëkërkues

Si të jemi konfident në vendin e punës

Punëkërkues Këshillimi i karrierës
Konfidenca në punë nuk është e lehtë për tu arritur nëse ju jeni të turpshëm nga natyra. Madje edhe nëse nuk jeni të turpshëm, mund të rrethoheni nga punonjës të vështirë, vend stresues i punës apo një presion i përgjithshëm në punë. Të mësoni se si të jeni konfident është një rrugë e gjatë e cila fitohet ditë pas dite nga eksperienca juaj. Megjithatë nëse tregoheni shumë konfident do të dukeni si arrogant. Ka shumë faktorë që mund të ndikojnë në jetën tuaj të përditshme për të përmirësuar nivelet e përgjithshme të besimit tuaj. Më poshtë janë disa këshilla se si ju mund të ndërtoni besimin tuaj: Mënyra se si visheni Mënyra se si visheni ka një ndikim të madh në mënyrën se si ju ndiheni. Nëse ju jeni të veshur mirë dhe me një paraqitje të mirë, kjo natyrisht do ju japë nivel më të madh konfidence. Ecja Mënyra se si ju ecni tregon se kush ju jeni dhe sa konfident jeni. Nëse ju ecni me shpatullat drejtë dhe kokën lartë do të tregoni se jeni konfidentë. Kërkimet kanë treguar se nëse ju ecni me një ritëm të mirë tregoni nivele të larta konfidence, ndërsa ata që ecin ngadalë tregojnë se nuk kanë ku të shkojnë tjetër dhe nuk kanë asgjë të rëndësishme për të bërë. Ecja 25% më shpejtë do ju bëjë të dukeni dhe të ndiheni më të rëndësishëm. Kontriboni në mbledhje dhe diskutime Megjithëse shumë individë ndihen të turpshëm, të frenuar apo kanë frikë të flasin gjatë mbledhjes, është shumë e rëndësishme të veproni në këtë mënyrë nëse doni të preceptoheni me konfidencë. Me kalimin e kohës ju do të kontriboni më shumë gjatë takimeve me mendimet tuaja. Kjo do të rrisë nivelin tuaj të besimit dhe aftësitë tuaja për të folur në publik.