Punëkërkues

Si të japim një lajm jo të mirë

Punëkërkues Trajnim dhe edukim

man_woman_officeAskujt nuk i pëlqen të bëjë të ditur lajme jo të mira. Por duke mos i thënë këto lajme “probleme”, nuk bëjmë gjë tjetër veçse i përkeqësojmë akoma më shumë punët. Nëse do të duhet të informoni shefin tuaj për ndonjë lajm jo të mirë, ndiqni këto hapa:

1. Përshkruani. Paraqitini atij një tablo të gjërë të problemit dhe shpjegoni impaktin e këtij problemi. Sigurohuni që ta poziciononi shpjegimin në ato pika që i interesojnë shefit tuaj. 2. Identifikoni zgjidhjen. Rekomandoni një zgjidhje specifike apo një përqasje të zgjidhjes, sëbashku me mundësi të tjera të mundshme.

3. Analizoni zgjidhjen tuaj. Ndani me shefin tuaj arsyet pse jeni pro apo kundra kësaj zgjidhjeje dhe shpjegoni implikimet e saj. Përgatituni të diskutoni rreziqet dhe barrierat që mund të shqetësojnë shefin tuaj.

4. Pranoni përgjegjësitë. Tregojini shefit tuaj që ju keni dëshirën apo vullnetin që të merrni përsipër përgjegjësitë për rezultatet e propozimit tuaj.