Punëkërkues

Si të identifikoni aftësitë tuaja unike?

Punëkërkues Trajnim dhe edukim

intTë gjithë ne kemi të paktën një aftësi të veçantë - një aftësi e cila na bën të jemi unikë dhe na dallon nga të tjerët. Ju mund të zotëroni aftësi shumë të mira dhe mund të jeni natyrë shumë bashkëpunuese në ekip, por ende nuk i keni zbuluar aftësitë tuaja. Më poshtë janë tri mënyra për të identifikuar aftësitë tuaja unike:

1. Vëreni reflekset tuaja. Instiktivisht ju mund të bëni diçka që ju bën të ndjeheni mirë në mjedisin e punës edhe pse nuk e vini re. Pyesni veten: Kur ndjehem më i suksesshme, çfarë jam duke bërë? 2. Shikoni ndikimet. Një aftësi e dallueshme nuk mund të jetë thjesht një veprim i caktuar, por një ndërprerje e aftësive të zakonshme dhe shfaqje e aftësisë së veçantë. 3. Dëgjoni komplimente. Kolegët, drejtuesit, komente direkte madje edhe bashkëshortët tuaj janë shpesh tregues të mirë dhe të saktë për të kuptuar se ku ju shkëlqeni. Mos ju shmangni komplimentave, por përdorini ato si armë të fuqishmë për të identifikuar aftësitë tuaja unike.