Punëkërkues

Si të gjesh punë gjatë krizës ekonomike

Punëkërkues
Nuk është aspak e thjeshtë të gjesh një punë të mirë , me një rrogë të lartë, sidomos në kohë krize ekonomike. Konkurrenca e egër në tregun e punës i detyron punëkërkuesit të përdorin çfarëdolloj mjeti për t’u punësuar. Shumë pak njerëz i njohin metodat e duhura për të pasur sukses në gjetjen e një pune, apo në një intervistë pune. Me poshtë do të gjeni disa prej tyre. 1.Familja dhe miqtë. Kjo metodë është veçanërisht efikase nëse keni një listë të gjatë të familjarëve dhe miqve në email ose Facebook. Ju mund ti dërgoni atyre një mesazh, ku i kërkoni ndihmë për një vend të lirë pune. Nëse ndonjë prej tyre di ndonjë, atëherë shpëtuat. Do të jeni gjithmonë në avantazh nëse jeni i shoqërueshëm dhe i komunikueshëm. 2.Lajmërimet në gazetë. Nëse vërtetë doni të punësoheni, atëherë duhet t’i kushtoni vëmendje lajmërimeve në gazeta. Shqyrtoni të gjitha ofertat e bëra nga punëdhënësit, dhe, ajo çka duhet të bëni më pas është t`ju telefononi, t’ju dergoni një CV dhe të prisni. 3.Agjencitë online të punësimit. Nëse kualifikimet tuaja për një punë të caktuar janë mjaft të larta, dhe keni më shumë se 2-3 vite eksperiencë pune, ju mund të adresoheni tek agjensitë online të punësimit. Ndoshta edhe pse të punësuar, ju mund të keni pakënaqësi me pagesën, me vendndodhjen e punës apo me kushtet e punës. Në këtë mënyrë ju mund të dërgoni një CV me të dhënat tuaja, dhe të prisni për oferta të mundshme. 4.Qasje e drejtëpërdrejtë me punëdhënësit potencial. Bëni një listë me kompanitë tuaja më të parapëlqyera në për të cilat ju do të donit të punonit, dhe më pas bëni një analizë të përgjithshmë mbi to. Sot, të gjitha kompanitë serioze e zotërojnë një faqe Web të mirëstrukturuar. Hyni ne faqen e tyre dhe mësoni më shumë rreth kompanisë. Mbani shënime: ndoshta mund të keni ndonjë sugjerim për keto kompani. Dërgojeni këtë sugjerim bashkë me CV-në tuaj, të shoqëruar nga një foto tuajën. Bëjeni këtë për të gjitha kompanitë për të cilat do të donit të punonit.