Punëkërkues

Si të flisni për dobësitë tuaja në një intervistë

Punëkërkues Trajnim dhe edukim

most-common-questions1Në një intrevistë pune një nga pyetjet më të urryera, por më të shpeshta që bëhet është "Cila është dobësia juaj më e madhe”? Ne të gjithë kemi dobësitë tona, por vendi i fundit ku na duhet të flasim për to është pikërisht në një intervistë pune. Herën tjetër kur të jeni në një intervistë pune, keni parasysh këto tri hapa për t'u përgatitur për këtë pyetje jo të këndshme:

1. Përgatisni një përgjigje. Patjetër që ju nevojitet një përgjigje. Jepeni atë shkurtimisht, në mënyrë të sinqertë dhe duke mos u ndjerë në siklet. Nëse është e mundur, jepni një shembull që ka të bëjë me largësinë dhe ju nuk mund të keni kontroll të situatës. Për shembull, "dobësia ime më e madhe është se rrjeti im profesional është në Tiranë dhe unë duhet që të zhvendosem në Durrës". 2. Pyesni miq apo kolegë. Sigurohuni duke pyetur miq apo kolegë të afërt që përgjigjia juaj duket e arsyeshme. 3. Pyesni pasi të jeni përgjigjur. Në intervistë, shmangni vëmendjen nga vetja juaj duke i dhënë fund përgjigjes tuaj me një pyetje drejtuar intervistuesve.