Postuar më: January 7, 2021
Si te evitoni nje dite te keqe ne pune dhe si te procedoni me detyrat perkatese. Keshilla.
Një klient ju telefonon dhe dëshiron të flasë me ju për ide të reja. Problemi është se ju jeni zgjuar me humor të keq dhe nuk është aspak momenti ideal për ju që të diskutoni me klientin.
Si të veproni?
Praktikisht kur punoni me klientë është e vështirë që t'i pyesni ato për një takim në një moment tjetër apo që të komunikoni nëpërmjet email-it.
Hapat që duhet të ndiqni:
Hapi 1: Jepini vetes tuaj pak kohë sa për te parë shënimet tuaja dhe përpiquni të theksoni gjërat kryesore.
Hapi 2: Përpiquni të keni një bisedë sa me të shkurtër dhe miqësore me klientin duke u perqendruar vetem ne pikat e veçuara.
Në listën e detyrave keni dhe një takim të vështirë me bashkëpuntorët tuaj. Kur jeni me humor të keq bëhet praktikisht e pamundur të përmbani zemërimin ose inatin tuaj dhe t'i qaseni asaj bisede në mënyrë të përshtatshme.
Hapat që duhet të ndiqni:
Hapi 1: Përpiquni të shtyni takimin ose ne pamundesi perpiquni t'i jepni kohe vetes, te qetesoheni duke pire nje kafe apo nje çaj, në mënyrë që të jeni të përgatitur mendërisht dhe emocionalisht per takimin.
Hapi 2: Përgatituni që në bisedë të artikuloni rezultatin tuaj të dëshiruar dhe të mos merreni me zgjatje te temes apo me hollesira te panevojshme. Sa me e fokusuar te jete biseda aq me e lehte do te jete per ju menaxhimi i situates.
Sapo ju është kthyer përgjigje nga menaxheri juaj mbi një raport, i cili ju nervozon.
Si të veproni?
Shumica e email-eve nuk janë aq urgjente. Kur behet fjale per urgjenca, personi ka shume te ngjare te planifikoje një takim urgjent. Ndaj, ndiqni keto hapa:
Hapi 1: Nëse ju nevojitet kohë jepini vetes disa orë (ose dhe një ditë) që të qetësoheni dhe më pas të ktheni një përgjigje.
Hapi 2:
Nëse është urgjente, merrni pak kohë në hartimin e një përgjigjeje të përshtatshme. Pastaj, lëreni atë si një draft dhe kthehuni disa minuta më vonë dhe shikoni nëse tingëllon mirë. Mund t'a drejtoni gjithashtu tek një mik apo koleg për t'a rishikuar.
Dikush po pret që ju të vendosni për buxhetin mujor dhe me cilën alternativë do të vazhdoni përpara.
Si mund t'a beni këtë zgjedhje në këtë moment?
Si të veproni?
Hapi 1: Nëse nuk është urgjente është më mirë të zgjasni afatin tuaj në mënyrë që të merrni vendimin më të mirë. Nëse e bëni këtë, njoftoni çdo palë në pritje dhe premtoni që do t'i ktheheni atyre në një ditë të caktuar në një kohë të caktuar në mënyrë që të gjithë të kenë të njëjtat pritshmmëri.
Hapi 2: Zakonisht kjo vendimmarrje nuk behet nga sot per neser, ndaj per keto lloj vendimesh ju keni patur kohe te mendoheni dhe ne te tilla raste mund të drejtoni idenë tuaj te një palë e tretë (profesioniste) për të marrë një perspektivë dhe gjykim të jashtëm. Dhe vendimin e merrni qofte edhe ne nje dite te keqe si kjo, por te bazuar paraprakisht mbi nje vleresim profesional.
Deri në fund të ditës sot, menaxheri juaj pret një propozim të rëndësishëm me shkrim nga ju.
Duke qenë se nuk ndiheni mirë, jeni të bindur që nuk do t'a realizoni në kohë.
Si të veproni?
Hapi 1: Nëse keni nevojë për një zgjatje të afatit (dhe ndiheni rehat për të kërkuar një të tillë), atëherë bëjeni. Mund t’i thoni shefit tuaj se e keni realizuar detyrën por, nuk është puna juaj më e mirë. Menaxheri juaj mund të përgjigjet duke ju dhënë pak më shumë kohë - pa qenë e nevojshme ta kërkoni në mënyrë të qartë atë.
Hapi 2: Nëse nuk ka mundësi shtyrjeje në kohë, përpiquni të bëni aq sa mundeni dhe njëkohësisht kërkoni ndihmë nga koleget tuaj apo miqtë që mund t'ju ndihmojnë në të tilla rastesh.
Shpresojmë t'jua kemi lehtësuar disi ditën e punës sot. ^-^ Ndërkohë mund të humbisni pak mendjen me disa lojera, teste personaliteti apo te lexoni horoskopin e karrieres per shenjen tuaj, ne linkun ne vijim: