
Sipas një studimi të kryer për të gjetur cilat janë aftësitë që përmenden më shpesh dhe sa shpesh ndeshen ato në njoftimet për punë, u arrit në përfundimin se një grup aftësish paraqitet në 93% të tyre. Kjo është:
PUNA NË GRUP. Problemi qëndron se, kur një shprehje përdoret aq shumë, e humbet kuptimin dhe rëndësinë e saj. Fokusimi në aftësitë që kërkojnë punëdhënësit duke i shfaqur ato (jo thjesht t’i përmendni) në punët tuaja të mëparshme, mund të jetë “përbërësi sekret” i CV tuaj që ju çon në fazën pasardhëse (intervista për punë). Puna në grup është, në fakt, një përmbledhje aftësish ndërpersonale. Bashkëpunimi i suksesshëm përfshin komunikim, negocim, kooperim, inteligjencë emocionale, si edhe të qenurit social. Prandaj, është e këshillueshme t’i shfaqni aftësitë tuaja të kooperimit në grup nëpërmjet roleve tuaja të mëparshme, si edhe listoni shembuj konkretë. Mos u mjaftoni thjesht duke i përmendur! Sipas një studimi të kryer, gati 2/3 (67%) e punëdhënësve pohojnë se kanë vështirësi në gjetjen e kandidatëve me “aftësi të buta”. Fatkeqësisht, këto aftësi janë shumë më të vështira për t’u gjetur te kandidatët, sesa aftësitë teknike. Për të qënë të besueshëm lidhur me aftësitë tuaja, përdorni shembuj konkretë rreth punësimit tuaj të mëparshëm. Dhe sigurohuni të përfshini çdo lloj çmimi apo çertifikimi që mund të keni marrë, i cili shpreh qartë cilësinë tuaj dhe ju veçon nga të tjerët.