Punëkërkues

Si të aplikoni dhe të fitoni një pozicion për të cilin jeni i mbikualifikuar

Punëkërkues Këshillimi i karrierës
Foto 41Për shumë arsye, në një moment të jetës, mund të jeni duke kërkuar një punë ku jeni i mbikualifikuar. Kjo mund të ndodhë sepse ju mund të doni një punë më të lehtë për të vënë një balancë midis punës dhe jetës suaj ose ndoshta sepse keni kohë që kërkoni një punë që t’ju përshtatet dhe nuk e keni gjetur. Në rastin e fundit, ju nuk duhet t’ia bëni të ditur punëdhënësve që keni kohë që e kërkoni një punë sepse do të dukeni sikur keni aplikuar thjesht sepse keni shumë nevojë për një punë. Më poshtë janë disa këshilla për CV-në dhe letrën e motivimit në rastet kur jeni i mbikualifikuar për një pozicion. 1. Listoni diplomat dhe titujt që keni Nëse keni shumë vite arsimim, mjafton të përmendni ato më të fundit si dhe diplomat që keni marrë. Gjithashtu përmendni tituj nëse keni, sepse kështu krijoni përshtypje të mira. 2. Fokusohuni më shumë tek aftësitë tuaja se sa tek eksperiencat Nëse keni punuar më parë në sektorin e burimeve njerëzore dhe tani jeni duke aplikuar për pozicionin Drejtor i Burimeve Njerëzore, mos e shkruani pozicionin e mëparshëm në CV-në tuaj, shkruani vetëm vitet që keni punuar. Theksoni më së shumti aftësitë që ju bëjnë juve një kandidat ideal për pozicionin. 3. Shpjegoni që ju doni pikërisht këtë pozicion dhe jo një punë çfarëdo Letra e motivimit është mundësia që ju keni për të përshkruar veten. Megjithëse mund të jeni i sigurtë që letra juaj e motivimit nuk do të lexohet, ju duhet ta shkruani atë gjithsesi. Shpjegoni në letrën e motivimit pse ju doni pikërisht këtë punë. Tregohuni entuziastë dhe shkruani ato kontribute që mendoni se do t’i jepni kompanisë. Duhet të jeni të zgjuar që të tregoni se ju doni atë pozicion dhe jo një pozicion tjetër çfarëdo derisa një pozicion më i mirë t’ju ofrohet. 4. Fokusohuni në nevojat e punëdhënësve Bëni disa kërkime për kompaninë, për problemet dhe ecurinë e saj kohët e fundit. Shpjegoni në letrën e motivimit se ju i keni shumë të qarta interesat dhe qëllimet e kompanisë dhe se ju do të përpiqeni që të rritet produktiviteti i kompanisë, duke ofruar zgjedhje të mundshme si dhe përkushtim në punën tuaj.